Politikanët në ‘sitën’ e vettingut? Kryemadhi: Mund të mos e kalojnë të gjithë

482
“Vettingun mund ta kalojnë të gjithë politikanët, por edhe mund të mos ta kalojnë”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për faktin nëse politika futet në ‘sitën’ e vettingut.
E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Kryemadhi deklaroi se politikanët janë të varfër shpirtërisht, ndërsa me nuk duhet të diskutohen për pasurinë e tyre.
“Mund ta kalojnë të gjithë vettingun dhe mund të mos ta kalojnë të gjithë. Të gjithë politikanët janë të varfër, pasi janë të varfër shpirtërisht. Ne jemi familje që jemi hetuar më shumë nga të gjithë. S’duhet të bëjmë llogaritë e politikanëve. Ata kanë sovranitetin e tyre”, tha Kryemadhi.
Sigal