Politika kap me ligj spitalet/Prof. Tritan Shehu: Pasojat e VKM për emërimet e Shefave të Shërbimit do bien mbi pacientët dhe qytetarët

731
Sigal

Një VKM “Lei Fen-iste” miratoi pardje Këshilli i Ministrave për emërimin e shefave të Shërbimeve Universitare Mjekësore. VKM e pardjeshme, duke i hequr Aneksin 1 të kritereve profesionale e shkencore asaj të mëparshme të miratuar nga po kjo Qeveri në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, si dhe duke i bërë disa ndryshime të tjera, i kthen këto emërime në krejtësisht politike e klienteliste. Figura e Shefit të Shërbimit, ëshë një figurë tejet e rëndësishme klinike, didaktike, organizuese, shkencore etj, me rrezatim në rang vendi, që kërkon studime, kontribute, dije, aktivitete të spikatura. Edhe me VKM e mëparshme të përzgjedhjes kishtë shumë hapësira për subjektivizma, në vend të kritereve e metodologjisë objektive, që duheshin forcuar. Ndërsa Vendimi i pardjeshëm, i pa precedentë te ne, apo në vendet e zhvilluara ky, që ngjan me një dacibao të Revolucionit Kulturor, apo të “Vijës së Masave” të dikurshme, ul pothuajse “përdhe steken” e përzgjedhjes.  Pa dyshim një vendim i tillë, diametralisht i kundërt me nevojat e zhvillimit e progresit, merret për dy qëllime: për një përzgjedhje politike e klienteliste të  këtyre shefave si dhe për t’i mbajtur ata të “nënshtruar”. Kështu marrin një goditje të rëndë jo vetëm Shërbimet tona Universitare, por dhe i gjithë Sistemi i ynë Shëndetësor, i lidhur ngushtë me ato.

Denoncimi i PD, Salianji: Bandat në Elbasan mbështeten politikisht nga Sejdini

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, sqaroi dje më me detaje denoncimin e djeshëm të bërë nga qyteti i Elbasanit bashkë me deputetin Luciano Boçi. Salianji tha se “tashmë është fakt që prej vitesh qyteti i Elbasanit është zaptuar nga bandat dhe kanë prapavijë politike”. Lidhur me denoncimet e djeshme “djegia e makinës së dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini apo përplajse me armë zjarri në mes të Elbasanit”, Salianji akuzoi policinë se i ka fshehur këto ngjarje. Deputeti demokrat u shpreh se policia aprovoi ngjarjet vetëm pas denoncimit të PD, por përsëri nuk bëri publike emra konkretë, shkruan BalkanËeb “Dy ngjarjet që përmenda, më të rëndat, djegia e makinës e dhëndrit e kryebashkiakut Sejdini dhe përplasje me armë mes dy makinash. Jo vetëm që janë të pazbuluara si ngjarje por ka dhe tentativë për t’i fshehur sikur çdo gjë është normale. Më kanë thënë që ka ndodhur tek Kalaja. Qytetarët e Elbasanit i heqin mbi kurriz çdo ditë këto ngjarje. Për shkak se Edi Rama është në krye të një sistemi ku krimi promovohet, duket që krimi e pushteti terrorizojnë qytetet për të marrë çdo para. Bandat  në Elbasan  mbrohen politikisht  dhe janë të  Edi Ramës, Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës.