Politika duhet të tregojë përgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë

526
Ministria e Integrimit Klajda Gjosha gjatë një interviste dhene per Vizion Plus është shprehur se politika duhet të tregojë përgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë.

Intervista e plotë.

Zonja Ministre dje Komisioneri për zgjerim, Komisioneri gjerman Johannes Hahn pati një mesazh direkt për popullin shqiptar por edhe referuar klasës politike. Ju si e lexoni këtë mesazh?
Ky është një mesazh që vjen pak kohë pas gjithë përpjekjeve që Bashkimi Europian ka bërë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre dhe posaçërisht Mc Allister që është një nga njerëzit më të njohur të Bashkimit Europian, por edhe nga personazhet më me ndikim do të thoja unë edhe për politikën e jashtme bashkë me Fleckenstein që të gjithë e njohim si raporterin për Shqipërinë, të cilët erdhën në Shqipëri vetëm pak javë më parë me një paketë shumë të plotë që ka qenë një nga paketat më të mira negociuese për ti dhënë mundësi klasës politike shqiptare për të dalë nga kjo krizë e thellë në të cilën ka hyrë politika jonë.
Fatkeqësisht nuk pati një dakortësi mes palëve, dhe unë do të thoja që ky ka qenë momenti më i mirë në fakt i opozitës shqiptare që ta pranonte, e cila nuk i është ofruar më parë asnjë opozite në vite sado të vështira kanë qenë dhe problematike të gjitha periudhat zgjedhore.
Nuk mendoj se ndonjë opozitë tjetër ka pasur këtë shans dhe mendoj se ky mesazh ka ardhur pikërisht pas këtyre përpjekjeve por në të njëjtën kohë unë do të thoja që realisht shqetësohem shumë për zgjedhjet pa opozitën dhe si ministre e integrimit, duke qenë se e njoh mirë procesin e integrimit por edhe mënyrën se si mund të vlerësohet Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve pa opozitën.
Siç e dimë Bashkimi Europian ka mekanizmat e vetë në të cilën monitorohet i gjithë procesi zgjedhor dhe pikërisht është OSBE-ODHIR të cilët do vlerësojnë sipas standardeve Europiane por edhe duke monitoruar gjithë procesin zgjedhor në vend dhe unë shqetësohem shumë për legjitimitetin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kjo është hera e parë që opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje ose të shpresojmë që në ditën në vijim do të kemi një dialog mes p sërish mes palëve, dhe këtë do ta shpresoja deri në momentin e fundit.
Pavarësisht se afatet ligjore tashmë kanë përfunduar deri diku, nëse do të ketë një vullnet 2 palësh pse jo të vazhdojë dialogu në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet që shqiptarëve ti jepet alternativa e duhur për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Shqetësohem për institucionet legjitime sepse institucione të qëndrueshme dhe të njohura nga qytetarët shqiptare dhe nga ndërkombëtarët do ta ndihmonin vendin më pas në procesin e integrimit dhe në procesin e të gjithë reformave madhore që po ndërmerr vendi.
Duke u kthyer sërish tek mesazhi i Komisionerit Hahn a jeni dakord se ky mesazh përbën një kambanë alarmi për politikën shqiptare?
Unë mendoj që kambanat e alarmit kanë kohë që kanë rënë për politikën shqiptare dhe këtë do të doja ta shikoja në tërësi, jo duke vendosur gishtin tek asnjëra palë sepse unë mendoj që mazhoranca është ajo që duhet tejet e përgjegjshme kur vjen çështja në organizimin e zgjedhjeve dhe ofron kushtet më të mira për qytetarët që të votojnë të qetë dhe vota e tyre të jetë e lirë e ndershme dhe të numërohet siç duhet.
Çfarëdo suporti që ne marrim nga ndërkombëtarët, çfarëdo mesazhi që vjen nga ana e tyre unë I mbështes sepse ata janë partnerët tanë strategjik, partnerët që kanë udhëtuar me ne gjatë gjithë rrugës tonë europiane si në momente të mira dhe të vështira, por në krahun tjetër janë shqiptarët dhe është politika që duhet të ndërgjegjësohet se të gjitha krizat në vend duhet ti zgjidhë ajo vet sepse janë qytetarët shqiptare që votojnë, ata që na zgjedhim që gjithsecili nga ne të ketë përgjegjësitë e veta dhe të raportojë kundrejt tyre.
Unë do të uroja që edhe në ditët në vijim politika të reflektojë sado pak për ti dhënë mundësi vendit të marrë frymë lirish dhe të dalë nga kjo krizë e thellë në të cilën ka hyrë.
Si ministre e integrimit por edhe si anëtare e kryesisë së LSI mendoni se ka ende shpresë për një dialog mes palëve?
Unë shpresoj çdo sekondë që mund të ketë një dialog deri në momentin e arritjes së një marrëveshje mes palëve sepse qytetarët shqiptar meritojnë të kenë alternativë zgjedhore, alternativë si në lidership po dhe ashtu në programet e partive politike të cilat janë shumë të ndryshme nga spektri I majtë dhe I djathtë, që duhet ti vihen para qytetarëve. 
Por mbi të gjitha vendi meriton të ecë përpara në procesin e integrimit dhe kjo është një situatë e cila e ka dëmtuar pak këtë proces dhe ka shkaktuar bllokim të tij.
Ju pak kohë më parë jeni shprehur se legjitimiteti, gjithëpërfshirja në këtë proces zgjedhor do të varet edhe vendimi I KE për çeljen e negociatave. I qëndroni këtij mendimi, duke qenë se opozita aktualisht është jashtë këtij procesi?
Kam bindjen që BE do të presë të gjithë raportin e OSBE- ODHIR pas zgjedhjeve, monitorimin që ata do ti bëjnë procesit zgjedhor në Shqipëri dhe çdo gjë do të varet edhe nga ky raport. Zgjedhjet janë një kriter jashtëzakonisht I rëndësishëm I BE sepse zgjedhjet janë ato që tregojnë nivelin e demokracisë në vend.
Do të jetë një vlerësim që do të duhet ta bëjnë institucionet përkatëse për të parë edhe vazhdimësinë e procesit të integrimit apo vlerësimin në nivel ndërkombëtar që Shqipëria do të marrë në organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Ju thatë se paketa Mc Allister ishte një paketë shumë e mirë, pozitive, po përse I përket përgjegjësive, opozita nuk e pranoi këtë paketë, mazhoranca e ka një përgjegjësi të saj për këtë situatë?
Unë mendoj që mazhoranca ka qenë tolerante përsa I përket pranimit të kësaj pakete, nëse do të flisja për LSI ne kemi qenë totalisht pro asaj pakete madje kemi qenë pro çdo lloj zgjidhjeje që do të ofrohet duke lëshuar madje edhe mandatet tona nga Kryetari I Kuvendit dhe ministrave sepse ne mendojmë që çdo zgjidhje dhe mundësi që mund ti jepet vendit për të krijuar pak frymëmarrje në këtë situatë do të ishte shumë e vlefshme.
Sigal