Policia ushtarake, miratohet pa votat e PD, Noka: Projektligji geto

455
Sigal

Komisioni i Sigurisë, ka miratuar në parim pa votat e opozites, ligjin për Policine Ushtarake. Kontestimi i PD lidhet me faktin se drafti nuk është në standartet e NATO-s.

Deputeti demokrat, Falmur Noka tha se projektligji është shëndruar në një geto për Policine Ushtarake. Ndërsa zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se drafti duhet lexuar me mire.

Pjesë e debatit ka qenë dhe majori shqiptar i vdekur ne Spanje teksa transportonte droge. Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha se sa shkembime informacion ka pasur Ministria e Mbrojtes me Policine e Shtetit duke u nisr nga një rast i tillë. Zëvendës ministri Koçi ka thene se Policia Ushtarake bashkëpunon me agjensitë e tjera të inteligjeces por pa përjashtuar dhe insitucionet e tjera.

Ne kete pike ka ndërhyrë dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i cili ka pohuar se “ nuk mund te vihet ne dyshim qeveria apo ministria nëse janë konsultuar apo jo. Kjo mazhorancë nuk vë vetveten në dyshim”.