“Policia që duam” e paaftë të kapë grabitësit e Hipotekës

554
Klaudia Malaj
Grabitet për një minutë një degë e Postës Shqiptare brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës
Në kohën kur Kryeministri i vendit Edi Rama ka theksuar se policia është më e fortë se kurrë dhe për çdo arritje foshnjore, si kapja e 100 gramëve lëndë narkotike apo marrja e patentës kur drejton automjetin në mënyrë të parregullt, zyrat e shtypit trumbetojnë se “kjo është policia që duam”, por në fakt harrojnë ta pajisin policinë që “duan” me thelbësoren: SIGURINË dhe DINJITETIN që meriton. Askush nuk ka siguri në vend, madje as në vendin ku siguria policore dhe rendi duhet të ishte të nivelit parësor. Mjafton të kthejmë në vëmendje 72-orëshin e fundit dhe kronika e zezë është e mbushur. I turpshëm është edhe atentati i ndodhur dje në rrugën “Panorama”. Në 2017 pa teklif dhe pikë frikë vidhet një degë e Postës Shqiptare brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës, që kanë rënë pre e grabitjes mesditën e djeshme nga autorë të armatosur dhe me maska, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit.. Sipas njoftimit të policisë “Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet se nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”. Është e çuditshme që ‘shkuan’ dhe nuk ishin policët aty? Ajo është një nga zonat më të populluara me institucione ku siguria duhet të kapë nivelet maksimale të saj. Është shumë pranë me Burgun, ka pranë Krimet e Rënda, e mbi të gjitha Hipoteka, është vendi ku njerëzit gumëzhijnë, pasi problemet me pronësinë nuk janë të pakta. Një pyetje e thjeshtë ngrihet: Pse nuk ka masa sigurie në një zonë ku duhet çdo qytetar të kalonte më qetë se askund? Kjo tregoi se është një nga zonat ku bandat lëvizin më rehat se kurrë dhe e kanë fushë veprimi. Pas kësaj burime policore tregojnë “Strategjinë që përdorën grabitësit”. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije, se kanë qenë dy persona, ku njëri është larguar me makinë dhe mendohet se ka shumën e parave të vjedhura dhe tjetri ka përdorur rrugicat për t’iu fshehur policisë në zonën e “Don Boskos”. Ai është përballur me një patrullë policie dhe është përleshur me uniformat blu, duke iu drejtuar atyre armën, ndërsa nuk është arrestuar akoma. Po sipas policisë mësojmë se ngjarja ka ndodhur brenda 1 minute. Çka tregon se grabitësit janë profesionistë në këtë zanat, dhe policia ose është palë me krimin e organizuar siç akuzohet shpesh edhe nga krahët politikë ose e paaftë për të ndëshkuar kriminelët profesionistë.
Sigal