Policia publikon rrugët dhe parkingjet e bllokuara gjatë protestës së opozitës

518
Për shkak të protestës së ditës së shtunë nga opozita policia ka marrë masa për sigurinë, si dhe ka do të bllokojë disa rrugë e parkingje në Tiranë.

Kështu, do të ketë bllokime te pjesshme për makinat në segmentet rrugore: kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri”, si dhe nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali” gjatë orëve 12:00 deri në 16:00

Policia ka kërkuar bashkëpunimin me organizatorët e protestës për mbarvajtjen e saj.

Paradite, në një takim me aletatët, Basha përgënjeshtroi informacionet e mediave të marra nga burime anonime në polici për provokime nga protestuesit, por tha se protesta nuk ka një orar përfundimi.

Njoftimi i Policisë: ⁠⁠⁠
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”. Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes. Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Sigal