Policia pengon protestën e 5 marsit, s’i jep leje PD për tubim

476
Sigal

Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e radhës para Parlamentit.

Demokratët kanë kërkuar nga policia që të zhvillonin tubimin e radhës më datë 5 mars ora 10:00, ditë kur është parashikuar për t’u zhvilluar seanca e radhës.

Por në argumentet e Policisë theksohet se në protestën e fundit, PD ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar anëtarët e qeverisë dhe funksionarët e policisë për këtë arsye do t’i refuzohet leja për të zhvilluar këtë tubim.

Letra është firmosur nga Kastriot Skënderaj, drejtori i policisë së Tiranës.

Argumentet e Policisë

– Dhuna fizike e përdorur dhe goditja e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, me qëllim pengimin e tyre që të futeshin në godinën e Kuvendit të Shqipërie, për të zhvilluar seancë plenare.

-Dhuna dhe goditja e punonjësve të policisë gjatë përmbushjeve të përgjegjësive dhe kryerjes së detyrave ligjore, duke përdorur forcë fizike si dhe duke goditur me sende të ndryshme, si shkopinj prej druri, lëndë piroteknike, molotov, gurë, ku nga këto veprime u lënduan disa punonjës policie dhe tubues”.

Në zbatimi të germës ”a” të nenit 6 të Ligjit “Për tubimet”, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj më datë 05.03.2019, ora 9:00 në vendin e përcaktuar në kërkesë.