Policia nis kërkimin me detektor të tenxhereve ku janë fshehur paratë

163

Policia ka nisur një aksion të gjerë në Krujë dhe Elbasan, me qëllim për të gjetur paratë e grabitura në Rinas më 9 prill.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në këto dy qytete, dhe policia ka me vete edhe pajisje si detektorë, për të gjetur paratë.

Kontrollet po ushtrohen në banesat e personave të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Detektorët thuhet se po përdoren nisur nga rastet kur në grabitjet e mëhershme paratë janë fshehur në tava me presion që ishih fshehur në tokë.

Deri tani në qelitë e paraburgimit mbahen 5 persona, dy nga Kruja dhe 3 nga Elbasani.