Policia në shkolla, reagon Mehmetaj: Kryeministri që stimuloi drogën dhe krimin, nuk mund të flas për luftën kundër këtyre fenomeneve

478
Sigal

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama, ka reaguar deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.  “Publikisht Kryeministri përsëriti përpara shqiptarëve të njëjtat gënjeshtra. Policët në shkolla ka vite që janë vendosur, po ashtu si edhe kamerat e sigurisë. Për këto ka vendime dhe udhëzime, ca prej të cilave i ka firmosur vetë Rama, ministrat apo kryebashkiakët e tij. Besoj të gjithë e mbajmë mend ditën e provimeve të maturës, kur policët ruanin si xhandarë nxënësit se mos kopjonin, ndërkohë shpërndarësit e drogës as nuk u evidentuan ndonjeherë e jo më të kapeshin. “-shkruan Mehmetaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Mos u habisni! Ai që e stimuloi krimin e drogën për të forcuar pushtetin e tij, nuk mund të flasë asgjë me mend për luftën ndaj këtyre fenomeneve edhe kur plaga është aq e thellë sa brenda ka marrë fëmijë e adoleshentë.

Publikisht Kryeministri përsëriti përpara shqiptarëve të njejtat gënjeshtra.
Policët në shkolla ka vite që janë vendosur, po ashtu si edhe kamerat e sigurisë. Për këto ka vendime dhe udhëzime, ca prej të cilave i ka firmosur vetë Rama, ministrat apo kryebashkiakët e tij. Besoj të gjithë e mbajmë mend ditën e provimeve të maturës, kur policët ruanin si xhandarë nxënësit se mos kopjonin, ndërkohë shpërndarësit e drogës as nuk u evidentuan ndonjeherë e jo më të kapeshin.
Me dashje ka humbur rregullil në shkolla. Mësues të pakualifikuar dhe presionuar nuk mund të mbajnë nën kontroll ambjentet e shkollave që janë kthyer në tregje hashashi. Nuk ka plan veprimi. Nuk ka plan masash. Ku janë ekspertët që do të duhej të bashkëvepronin me prindërit për të mbrojtur fëmijët?
Numri i adoleshentëve që përfundojnë burgjeve (brenda ose jashtë Shqipërisë) vetëm rritet.
Vrasje e sherre ndodhin në mes të Tiranës, aty ku gëlon rinia, pjesa më e madhe e të cilave as nuk raportohen nga policia e shtetit. Si gjithmonë ata shkojnë në vendngjarje kur të gjithë fajtorët janë larguar dhe shoqërojnë në komisariate të pafajshëm vetëm për statistikë.
Me lejen e Ramës e nën mbikqyrjen e ministrave të tij llotot e kazinotë janë dyfishuar. Më lehtë nëpër Shqipëri të zë syri fjalën “lloto” se “market”. Afër shkollave, në qendra urbane, madje edhe në zona të thella rurale ku shtëpitë janë duke rënë llotot shkëlqejnë nga lluksi.
Individë në kërkim, ose me preçedentë penalë mbledhin rreth vetes fëmijë, që i mbajnë me para dhe u japin armë në brez. Askush nuk flet për ta dhe për fatkeqsinë e nënave që çdo natë e ngrysin me frikën se fëmijën nuk do e shohin më.
Aq krim e dhimbje po prodhon ky vend, sa i vetmi reagim që u ka mbetur shqiptarëve është largimi.
Shihni universitetet, degë e fakultete që po mbyllen se ska mbetur më kush ti frekuentojë.

Mjaft më! Braktiseni këtë
Kryeministër- Fatkeqsi Kombëtare. Së paku të mos dhunojmë çdo ditë shqisat e shqiptarëve duke i detyruar ta dëgjojnë e shikojnë atë bashkë me thesin e mëkateve dhe gënjeshtrave që mban në kurriz!