Policia greke në Zakinto ndalon emigrantët shqiptarë të festojnë 28 Nëntorin

67

Më dt. 28- 11- 2012 ishte planifikuar që të festonin edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishullin e Zakynthos. Për të kaluar një mbrëmje të bukur dhe të argëtoheshin disa orë, me rastin e festës së flamurit, ishte ftuar edhe një grup këngëtarësh nga Shqipëria. Këta emigrantë, të cilët ndodhen prej 20 vjetësh, së bashku me familjet e tyre në ishullin e Zakynthos, asnjëherë nuk kanë krijuar probleme, asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë me dhunë, me të drejtën e forcës, edhe pse gjithmonë kanë qenë nën ndikimin e sjelljeve raciste, edhe pse gjithmonë kanë qenë të privuar nga të drejtat e tyre, edhe pse asnjëherë nuk ju janë plotësuar kërkesat elementare të përcaktuara nga ligjet dhe normat ndërkombëtare…dhe ku…në një shtet Evropian, siç është Greqia…që as fundi i Evropës nuk është…dhe jo më të krenohet të jetë në krah të shteteve të demokratizuara! Sot është e njohur nga e gjithë bota sjellja dhe politika ekstreme, raciste dhe naziste e shtetit Grek, i cili justifikohet me daljen e ” Agimit të artë” në parlament!  Me ato që pashë sot unë, nuk i vë faj aspak “Agimit të artë”, sepse ata janë një pakicë dhe nuk mund të bëjnë ligjin po nuk i mbështeti shteti dhe shteti i mbështet nëpërmjet forcave policore dhe ushtarake. Përpara lokalit ku do të bëhej festa, unë gjeta shefin e policisë rrugore z.Nektario Ciolios, i cili kërcënonte shqiptarët të mos grumbulloheshin, kërcënoi pronarin e lokalit të mos bashkëpunonte me shqiptarët, për të mos i lejuar të festonin, së bashku me shefin e policisë, të cilët flisnin në emër të Agimit të Artë (Xrisi Avgji), ishin edhe dy makina të tjera të policisë, të cilat rrinin pak më të fshehur, si duket prisnin ndonjë incident dhe reagim nga ana e emigrantëve, që ata pastaj të kishin duart e lira, të vepronin për të nxjerrë dufin. Por emigrantët nuk kishin si të binin pre e këtij kurthi grek! Ne të gjithë e kemi në zemër atë flamur që nuk të lejon greku ta valëvitësh as në shtëpinë tënde, as në lokalin tënd, as në makinën tënde…(të paktën në Zakintho kështu është…!)

Danel Cana. Zakintho