Policët, që bëhen gjobëvënës të qytetarëve

523
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Policët, duket sikur janë ata ligji, janë ata shteti, derisa vënë gjoba nëpër makina kudo ku ata i shikojnë të parkuara, pa asnjë kriter, pa zbatuar aspak ligjin, Kodin Rrugor. Sjellim një rast konkret nga dita e djeshme. Një makinë, siç e shikoni edhe në fotografi, është parkuar në sheshin tek pallatet, sheshi nga pas nuk ka asnjë rrugë, por është i rrethuar me mur. Makina e parkuar nuk bllokon as rrugicat e këmbësorëve. Mirëpo patrulla e policisë së Komisariatit 1 në Tiranë, i vendos gjobë makinës së parkuar, madje me shënimin se ka bllokuar rrugët e …miletit! (fjalori i shkruar në fletë gjobën e policisë). Kjo patrullë e policisë, që vendos gjobë ndaj një makine të parkuar në sheshin e pallatit, ku nuk ka rrugë për makina, nuk ka as rrugica për këmbësorët, ose nuk di fare ligjin dhe Kodin Rrugor, por nuk di as gjuhën shqipe, derisa shkruan “milet” dhe jo qytetar. Ose policia ka marrë urdhër nga drejtuesit e Komisariatit të Policisë, që të plotësojnë planin e gjobave, ndaj çdo makine që është e parkuar në rrugë, kudo qoftë. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, ish-gjeneral Lleshi, u drejtohet qytetarëve që të zbatojnë rregullat, sepse ka ndryshuar edhe mënyra e kontrollit policor për qarkullimin. Nëse ministri Lleshi pretendon se rregullat e reja të kontrollit policor të qarkullimit të automjeteve janë këto gjoba të policëve, ndaj …miletit, atëherë, siç pohon vetë ministri i Brendshëm Lleshi “Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare nga ana e policëve” Të tillë policë, nuk zbatojnë ligjin, por bëhen gjobëvënës ndaj qytetarëve.