Podgoricë, takohen homologët parlamentare Shqipëri-Mal i Zi

424
 Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Eduard Shalsi dhe Zv/Kryetari i Komisionit, Genc Ruli, zhvilluan të martën një takim në Podgoricë, me homologët e tyre të Parlamentit të Malit të Zi.
Në një njoftim të publikuar në faqen e Kuvendit bëhet e ditur se, ky takim pason mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve respektive të zhvilluar në muajin dhjetor në Shkodër.
Kjo është një eksperiencë e re dhe interesante për një komision parlamentar. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës dhe mjedisit përreth tij. Pikat kryesore të takimit ishin unifikimi i statusit të Liqenit të Shkodrës; zgjidhja e problemit të mbetjeve të aluminit të gjeneruar nga fabrika e aluminit në Mal të Zi dhe adresimi i shkarkimit të ujërave të zeza dhe mbetjeve nga qyteti i Shkodrës.
Gjithashtu, në këtë takim, citon njoftimi, u këmbyen ide për mënyrën se si do vijojë bashkëpunimi ndërmjet dy komisioneve me ngritjen e një komisioni të përhershëm ndërkufitar për të menaxhuar së bashku problemet dhe sfida të ndryshme dhe të përbashkëta
Sigal