Po tërmete nuk bien këtu?

614
Ylli Dylgjeri

Në vendin tim ka stabilitet politik dhe tektonik! – sqaroi ciceroni danez, kur ekipi i drejtorëve të policisë vizitoi në Kopenhagen të Danimarkës shtëpinë e parë qytetare daneze, ndërtuar rreth viteve 1670. Përgjigja erdhi e irrituar. Ciceroni u nxeh për faktin se pyetja që iu bë, vinte nga një drejtor policie nga Shqipëria. Në psikikën e ciceronit u shfaq për momentin gjëma, shkatërrimi, tërmeti. Më pas, në bisedën konfidente me të, mësova se për danezët e qetë është i pamundur ky sistem mendimi…me Tërmet-e! Kështu mendojnë në Evropë… Por jo në Ballkan. Jo në Shqipëri. Jo në Tiranë. Jo në kompleksin e vilave të “Rolling Hills”. 

Do kalonin vite dhe si pyetja e ish-drejtorit të policisë do mendonte edhe e vetë ambasadorja e Evropës në Tiranë, zonja Vlahutin. Ja çfarë thotë media: “Tiranë, Romana Vlahutin bleu një vilë në kompleksin Rolling Hills në jug të Tiranës si rezidencë ambasadoriale për 1,6 milionë Euro, afro trefishi i çmimit të tregut. Pasi mediat publikuan skandalin vitin e shkuar, Shërbimi i Jashtëm Evropian i kryesuar nga Federica Mogerini e mbrojti zonjën Vlahutin. Vlahutin paraqiti si argumente mbrojtëse rrezikun sizmik apo xhamat mbrojtës antiplumb që përgjithësisht tingëlluan jo bindës”. Pas ndërtimit të kësaj vile evropiane, që unë nuk mund të besoj se është ndërtuar për arsyet mësipërme, Ne, dhe Kreu i shtetit iu drejtuan zotit Hahn: I kemi realizuar detyrat dhe duhen hapur negociatat për në BE! 

Përgjigja sërish nuk erdhi. BE mendon ndryshe. Edhe unë mendoj ndryshe. Kemi ende detyra Ne dhe BE pa mbyllur. Një detyrë e vockël është edhe ajo për Zonjën Vlahutin. Po i rendis:

1 – Hiq xhamat antiplumb në vilë.
2 – Hiq themelet ekstra të rrezikut sizmik
3 – Hiq kostumin e banjës, dhe lahu nudo, pa shqetësim, si në vendin Tuaj. Këto janë.

Pasi Ti bëni këto pune të “vogla”, jam i bindur se vendi im do t’i hapë negociatat për në BE.

I bën dot? Koha filloi.
Sigal