”Po të na kishin ftuar do shkonim”, Balla kundër policisë për protestën e diasporës

530
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka dalë sot përpara gazetarëve, ku është shprehur se Partia Socialiste është në krah të emigrantëve të diasporës.

Balla tha se në rast se do të ishinm ftuar socialistët madje do ti ishin bashkuar protestës. Deputeti socialist këmbënguli se e drejta kryesore që duhet tiu garantohet emigrantëve është ajo e votës.

“Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit. 

Për PS e drejta e votës që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve. Edhe në thirrjen e fundit që bëra ne emër të PS në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi e të votojmë bashkë me opozitës Kodin Zgjedhor që adreson më së miri zgjidhjen. 

Ndaj në seancë tjetër të mblidhemi dhe të votojmë për këtë reformë. Këta që u merakosën kaq shumë për protestën e diasporës, duhet të bëhen bashkë me ne që të plotësojmë kërkesat e diasporës. Procesi ka qenë i vijueshëm prej kohësh me opozitën.”, tha Balla.

Ndërkohë që lidhur me mohimin e të drejtës së protestës nga ana e Policisë së Tiranës, Balla tha se kjo nuk mund të ndodhë dhe se çdokush është i lirë që të protestojë.