Po pse, o Majlindë…?!

495
Vali Emiri
Majlinda Bregu sot na dha lajmin e fitores së saj në një pozicion në KE. Si demokrat, që e kam mbështetur, edhe atëherë, kur socialistët e Ditmirit e akuzonin për lidhje me organizatat kriminale italiane si “Sacra Corona Unita”, ndihem i detyruar ta falënderoj. Po si nuk e gjete një rresht për shtëpinë, që të rriti? Si nuk e gjete një fjalë për partinë, që të mori nga spikere lajmesh e të bëri Ministren më të përkëdhelur të saj? Si nuk e gjete një frazë për ata demokratët e njësisë 11, që të bënë deputete dy, a tre herë? Si nuk gjete një moment mirënjohjeje brenda shpirtit tënd për ata mijëra njerëz, që punuan për ty, që ti të ishe këtu, ku je sot? Si nuk e gjete një fjalë për të falënderuar atë, burrin që të solli në PD me pantallona xhins dhe ike me Jaguar 100 mije €? Po mirë, me që jemi të këqij, po edhe Sali Berisha është i tillë për ty? Deri në 2005 shokët e vetëm ishin kameramani dhe grimierja e lajmeve te RTSH. Sot falë nesh ke bredhur botën, me luksin, që ta ofruam ne…ajo partia që s’gjete një rresht për të sot. Dhe mbi të gjitha, faleminderit, që falënderove çunin e Sul Bushatit. Këtu jua qetësove shpirtin të gjithë demokratëve. Prej sot, ta kemi falur lidhjen me Edi Ramën. 
Sigal