“Po nesër çfarë do të thoni?!”, Pojana i drejtohet “Rilindjes”: Ju jeni vrasësit e ëndrrave rinore

432
Kandidati i LSI-së për Tiranën Klevi Pojana i ka kthyer një përgjigje të gjithë deklaratave të PS-së. Në një status të tij në rrjetet sociale ai shprehet se nesër kur të shprehen qytetarët do jetë shumë vonë për të ndrequr gabimet.
“Do të jetë vonë, shumë vonë kur nesër të merrni në dorë faturën e arrogancës, koncesioneve klienteliste, drogës, shëndetësisë ‘falas’, reformës për ‘arsimin që s’duam’, burgun për hallexhinjtë që nuk paguajnë dot dritat, dhunës ndaj biznesit të vogël, shkatërrimit të ekonomisë, kapjes së medias, lulëzimit të krimit!”, shkruan ndër të tjera Pojana.
STATUSI I POJANËS:
Do të jetë vonë, shumë vonë kur nesër të merrni në dorë faturën e arrogancës, koncesioneve klienteliste, drogës, shëndetësisë ‘falas’, reformës për ‘arsimin që s’duam’, burgun për hallexhinjtë që nuk paguajnë dot dritat, dhunës ndaj biznesit të vogël, shkatërrimit të ekonomisë, kapjes së medias, lulëzimit të krimit!
Nesër ju dhe banda e oligarkisë ‘Rilindje’ do të shkatërroheni me votë!
Nesër ju që drejtoni gishtin për treguar fajtorin do të merrni përgjigjen e merituar si të vetmit fajtorë për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite dhe në atë cast nuk do të ketë bandë, makina të blinduara apo bodyguard që do t’ju mbrojë!
Ju jeni vrasësist e mijëra ëndrrave rinore, ju jeni vrasësit e shpresës por ju kurrsesi nuk mund dhe nuk do të jeni vrasësit e së ardhmes!
Përgjigjen do ta merrni në datë 25 dhe atëherë do të jetë vonë për lëpirje dhe falje!
Të rinjtë, qytetarët shqiptarë pa dallim, socialistë e demokratë do zgjedhin te jenë të parët! Do të zgjedhin alternativën e një shansi për të gjithë! Do të zgjedhin LSI!
Suksese në jetë!
Sigal