Po Ndodh – Prokurori i Përgjithshëm, LLalla në takim me Metën

483
Ora 09:40 Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ndodhet në një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta 
Takimi në kryesinë e Kuvendit zgjati gati 30 minuta.
Takimi ndodh pak orë para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Bujar Nishani sot në orën 12:00. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Ministri i Mbrojtjes; Ministri Puneve te Jashtme; Ministri i Drejtesisë .
Ndërkohë dje ambasadori amerikan Donald Lu dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u përfshinë në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj.
Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë.
Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë.
Momenti kur kryeprokurori Adriatik Llalla doli nga kryesia e Kuvendit, 3 shkurt 2017
Akuzat dhe kunder akuzat ne distance
Donald Lu: Njerëz të fuqishëm po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka foluar vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI, që është jetik për vetingun
Adriatik Llalla: “Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë. Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet. Ka shantazhuar publikisht dhe privatisht deputetë për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi. Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë”
Sigal