“Po ju ftoj të bëjmë një lojë”, studenti kërkon ndihmë për t’ju kundërpërgjigjur Ramës: Merrni telefonat dhe…

504
Sigal

Studentët prej një orë po protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që janë të vendosur që të mos negociojnë kërkesat e tyre me qeverinë.

Një student i cili mori fjalën, iu drejtua turmës me një kërkesë, ku për t’iu kundërpërgjigjur reagimeve të kryeministrit Rama ne mediat sociale, ftoi studentët të bëjnë komentin: Plotëso Kërkesat!

Po ju ftoj të bëjmë në lojë! Merrni telefonat dhe i shkruajmë të gjithë kryeministrit! Plotëso kërkesat tona.

Dialog bëjnë vetëm të shiturit. Do të vijnë të qëndrojnë këtu me ne dhe ato që duan të përçajnë këtë protestë le të shkojnë diku tjetër. Këtu ka vend dhe për qeveritarët e mirë, por mesa duket janë pak.

Të gjithë së bashkë më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë, nuk duhet ta lejojmë atë me dinakëritë e veta që të na përçjaë me një fjalë. Kam një pyetje shumë të thjeshtë për ty kryeministër? Ku ndryshon dialogu nga negociatat? Është turp për ty që vazhdon me Show dhe Show. Të të vijë zor që rri në kryeministri, se ne e dimë që po të merret fryma dhe po të ikën zëri.”- u shpreh studenti.