“Po i nxini faqen Shqipërisë”, Basha i kujton Ramës historinë me Griseldën. Flet edhe për Bashkim Kombëtar

611
Sigal

Nga foltorja e Kuvendit Lulzim Basha theksoi se opozita punon në interes të shqiptarëve, ndërsa mes ironisë i kujtoi Ramës historinë e Griseldës së Kavajës, bashkëshortes në atë kohë të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, e cila mashtroi duke thënë se ishte shtatzënë dhe se e kishin marrë peng dhe më pas e kishin detyruar që të abortonte.

Ngjarja në fjalë u raportua tek ndërkombëtarët nga opozita e asaj kohe, PS-ja, në 2 qershor 2011. Po ashtu Basha u bëri thirrje shqiptarëve për Bashkim Kombëtar, ndërsa shtoi se opozita është gati t’i bashkohet kësaj nisme.

“Është e kot që të presim nga i njëjti njeri që solli në këtë sallë kriminelë. Pushtetarët dalin garant për paratë e pista të drogës. Kjo po ndodh për një arsye, pasi Rama ka tradhtuar aspiratën tonë, por edhe fatin e vendit. Është e kotë që të shpresojmë që të ndryshojë, për sa kohë që Rama është kryeministër. S’mundet që Rama ta ndryshojë këtë ekuacion e të lëshojë Fatmirin, Saimirin e kupolën e drogës. E vetmja mënyrë që të mbahet në këmbë është duke thelluar të keqen. Është më e qartë se kurrë që detyra jonë nuk është të rehabilitojmë Saimirin, Famitin, Damianin apo vet kapobandën. Shpirtin ia ke shitur djallit. Rama është faktuar si tutori i krimit. Tradhtari nuk është ai që denoncon krimin dhe korrupsionin, por ai që e solli krimin dhe korrupsionin. Ka një dallim të madh midisi Griseldës, historisë së gruas së Elvis Rroshit që vuri një jastëk në bark dhe më pas deklaroi se ia abortuan fëmijën demokratët, që mënyrë që Rama me socialistët të shkonin në Europë të ankoheshin. Ka një ndryshim të madh në luftën për të nxirë faqen e vendit. E dimë që pa zgjidhur problemet tona s’ka Europë. Është e paqartë se çfarë do të ndodh në 2019-ën. Konferenca e parë mund të bëhet në fund të dhjetorit”, tha Basha.