Po financoni një reformë katastrofike që po shpërbën shtetin në Shqipëri

392
Sigal

Eksperti i politikës së jashtme gjermane dhe këshilltar i kancelares Merkel, u shkruan liderëve të BE-së: Me milionat e taksapaguesve evropianë, po shkatërroni shtetin e së drejtës në Shqipëri. Politikania e njohur evropiane, Doris Pack lëshon akuza të forta kundër kryeministrit, i cili po kap drejtësinë me paratë e BE-së

Akuza e politikanes së njohur evropiane Doris Pack: Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar lidhur me shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani.  Politikania e njohur europiane ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Tëitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED dhe zbuzimet me reformën në drejtësi. Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi. Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”, – shkruan Pack, e cila ka ngritur zërin edhe kund korrupsionit të qeverisë së Rilindjes, edhe kundër projektit për të prishur Teatrin Kombëtar, edhe kundër atyre vendeve të BE-së që duan të pranojnë kryeministrin Rama në gjirin e BE-së, kur në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet moniste si të 30 qershorit 2019, kur në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.