Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës

586
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.
Në letrën që Presidenti i dërgoi Bushatit kërkohej që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator. Përsa i përket metodologjisë, Meta kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.
“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, deklaroi pak ditë më parë kreu i shtetit.
Lajmin se ministri Bushati i është përgjigjur kërkesave të Metës është konfirmuar edhe nga burime nga Presidenca. Sipas këtyre burimeve letra e MEPJ e plotësuar ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta.
Sigal