Plotfuqishmëria/ Meta: Dua të blindoj proçesin, nuk besoj se hapja e negociatave kushtëzohet nga marrëveshja e detit…

499
“Unë dua që këtë proçes ta blindoj, në pikëpamjen e respektimit të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Presidenti Ilir Meta, duke iu përgjigjur pyetjes nëse po e zvarrit apo jo proçesin për dhënien e plotfuqishmërisë në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Meta u shpreh në studion e News 24 se ka përmbushur detyrimet që ka, ndërsa ka ripërsëritur se qëllimi i tij është që ky proçes të jetë i blinduar qoftë në anën përmbajtësore ashtu edhe atë të Kushtetueshmërisë në mënyrë që në përfundim të tij të kemi një marrëveshje që të gjitha palët të ndjehen të kënaqur.
Meta ka bërë të ditur se i ka bërë të qartë Ministrit të Jashtëm që për çështjet që kanë të bëjnë me Greqinë do të ketë më shumë një komunikim institucional, pasi ka disa çështje të rëndësishme dhe delikate mes dy vendeve.
I pyetur nëse është një opsion që kufiri mund të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, Presidenti Meta tha se ky është një opsion, por përderisa qeveria mendon se mund të arrijë një marrëveshje të re, atëherë unë nuk kam pse të jem pengesë, por duhet që ky proçes të ecë në mënyrën më Kushtetuese që të jetë i mundur.
I pyetur nëse proçesi po ecën nën presionin se Greqia mund të bllokojë proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Meta tha se “as ka ndodhur, as do të ndodhë që Greqia të jetë pengesë për Shqipërinë. Mendoj se është spekulluar me një gjë të tillë”.
“Askush nuk më ka thënë që proçesi të jetë i kushtëzuar me hapjen e negociatave, pasi një kushtëzim i tillë nuk i shërben as Shqipërisë, as Greqisë dhe as vlerave të familjes europiane”, tha Presidenti.
Sigal