Plehrat vijnë në Parlamentin shqiptar

660
Nis muaji i nxehtë i politikës, kthehen plehrat, vetingu dhe dekoratat
Nismat e papërfunduara nga legjislatura e shkuar dhe “dosjet” e javëve të fundit do të shqyrtohen deri më 13 tetor
Kuvendi i ri nis intensivisht punën me disa nga nismat ligjore që mbetën pa mbyllur procedurat në legjislaturën e shkuar, si dhe “dosjet” e reja të paraqitura në javët e fundit. Në 3 javët e ardhshme, deputetët duhet të shqyrtojnë disa nga çështjet më të nxehta, si ajo e importit të mbetjeve, vetingut dhe rishikimit të dekoratave e titujve për ish-funksionarët e regjimit komunist. Nisma e fundit është propozuar prej fundit të vitit 2015 nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla, për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për ish-diktatorin Enver Hoxha, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist apo bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Megjithatë, interes të lartë pritet të ketë gjatë javëve të ardhshme shqyrtimi i dekretit të presidentit të Republikës për kthimin e ligjit që lejonte importin e mbetjeve. Bujar Nishani refuzoi ta pranonte këtë, ndërsa socialistët e mbajtën jashtë axhendës së Kuvendit për muaj me radhë për shkak të mungesës së 71 votave të nevojshme dhe mosmarrëveshjeve me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të paktën numerikisht, për socialistët tashmë nuk ka më pengesa për ta rrëzuar dekretin e Nishanit, ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar reagime e protesta. 

Në kalendarin e punës së Kuvendit deri më 13 tetor janë përfshirë edhe disa projekt-vendime të lidhura me institucionet e vetingut. Miratimi i tyre pritet t’i japë fund kalvarit të gjatë të reformës në drejtësi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj. Gjithashtu, në listën e gjatë të akteve spikasin edhe kërkesat për ndryshimet në Kodin Rrugor e atë Zgjedhor, për të cilat kërkohen të paktën 84 vota. Megjithatë, më emergjenti ndër aktet e depozituara është Akti Normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit. Ky akt pritet të miratohet në seancën e 21 shtatorit, pasi vendimi i qeverisë i marrë në mes të gushtit ka vetëm 45 ditë afat. Diskutimet mes deputetëve do të jenë edhe për disa shtesa në ligjin për nëpunësin civil dhe ligjin për gjuetinë. Debate pritet të krijojë edhe projekt-ligji për koncesionet dhe partneritetin Publik-Privat, propozuar nga një grup deputetësh dhe nisëm e LSI-së. Gjithashtu, sot opozita ka paralajmëruar për të bërë konkrete nismën në Kuvend, duke hedhur hapin e parë, me kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, në fokus të së cilës do të jenë dy pika kyçe, shit-blerja e votës dhe votimi elektronik. Kjo është edhe një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për të cilën u ra dakord që do të niste puna në fillim të legjislaturës së re të Parlamentit. 
Dy kolona
Kalendari
1 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
2 – Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar””.
3 – Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”.
4 – Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i RSH” të ndryshuar”.
5 – Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i RSH” të ndryshuar”.
6 – Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, të ndryshuar”.
7 – Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 112/20134 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në RSH”.
8 – Projektligji “Për miratimin e ndryshimit të statusit të një toke bujqësore, me sipërfaqe 288.4 ha, në zonë minerare, për shfrytëzimin e torfave për prodhimin e energjisë elektrike”.
9 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 13/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
10 – Projektvendim “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.
11 – Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
12 – Projektligj “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar”.
13 – Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
14 – Projektligj “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”.
15 – Projektvendim “Për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm”.
16 – Projektligj “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions, s.a.” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, sh.p.k., “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, të miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011”.
17 – Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
18 – Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”.
19 – Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar.
20 – Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”.
21 – Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.
22 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar.
23 – Projektligji “Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
24 – Projektligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7829,datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar.
25 – Projektligji “Për provimin e shtetit për profesionin e juristit”.
26 – Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.
27 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
28 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”.
29 – Projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
30 – Projektligji “Për ndihmën juridike”.
31 – Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.9936, date 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
32 – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar.
33 – Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.
34 – Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
35 – Projektligji “Për statusin e minatorit” (Punonjësve të minierave në nëntokë).
36 – Projektligj “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
37 – Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
38 – Projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, të ndryshuar.
39 – Projektligji “Për ratifikimin e marrveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.
40 – Projektligji “Për ratifikimin e marrveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçencës energjetike, faza II”.
41 – Projektligji “Për ratifikimin e marrveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për programin “Forcimi i Policimit të Komunitetit në Shqipëri”(2017-2020).
42 – Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”.
43 – Akti normativ nr.2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr.130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”.
44 – Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
45 – Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik”.
46 – Projektvendim “Për një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit”, të ndryshuar.
Sigal