Platfotma kundër korrupsionit Rama: Keni në dorë një armë

469
Sigal

TIRANE – Qeveria ka prezantuar platformën kombëtare online të luftës kundër korrupsionit. Ishte kryeministri Rama i cili paralajmëroi më herët përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e evidentuar këtë platformë si një betejë të përbashkët mes qeverisë dhe qytetarëve. Portali në internet www.stopkorrupsionit.al përmban fushat kryesore, ku qytetarët mund të hyjnë në mënyrë anonime ose jo dhe të denoncojnë duke përshkruar rastin e madje, postuar edhe dokumentat përkatës.

Kryeminsitri Edi Rama tha qeveria është gati për këtë sifidë të re. Sipas tij tani qyetarët kanë në dorë një armë për të luftuar korrupsionin. Duke ftuar qytetarët të bëhen palë me qeverinë për luftën kundër korrupsionit ka deklaruar se do të ecet në dy binarë paralelë: “nga njëra anë të thellojmë reformat, të transformojmë sektorët, të bëjmë të mundur që ata të vihen në funksion të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t’u përballuar rast pas rasti me korrupsionin”­ tha Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës antikorrupsion nga ana e qeverisë. 

Rama: Në raste flagrante reagimi do të jetë i menjëhershëm
Shefi i qeverisë tha se nëse 1 milionë e 300 mijë qyetarë përdorin këtë armë atëhere suksesi është i garantuar. Sipas tij po bëhen reforma për të krijuar shtet dhe për të rikthyer besimin tek qyetarët pasi për shumë vite nuk besimi tek institucionet ka qënë i rrënuar.   “Mesazhi ynë sot është i qartë. Kushdo që gjendet përballë korrupsion it, ka në dorë një platformë lufte të përbashkët me ne. Kushdo që nuk pranon që atë që i takon, ta marrë duke iu nënshtruar korrupsion it, ka në dorë një armë, e cila është një armë që ne e ftojmë për ta përdorur bashkarisht. Në një vit e gjysëm ne kemi hapur një fron të gjerë reformash dhe në funksion të çdo sektori, kemi çelur kantiere transformi mi rrënjësor. Nëse ka një veçori të përbashkët të të gjithë këtyre sektorëve, që ka të bëjë me rritjen e cilësisë në shëndetësi, arsim, bujqësi, kulturë etj. Me të gjithë mekanizimin e mbledhjes së të ardhurave të shtetit, kjo veçori është se këto reforma do t’i japin rezultatet e tyre ne afat të mesëm dhe afat të gjatë. Nëse janë 1 milionë e 300 mijë përdorues të kësaj arme, kjo do të thotë se ne kemi 1 milionë e 300 e ca mijë luftëtarë në luftën për ta zmbrapsur korrupsion in, duke denoncuar ata që iu kërkojnë ryshfet apo i detyrojnë të përfshihen në punë të paligjshme . Mbrapa kësaj platforme është një skuadër e tërë operacion ale, e cila do të punojë që brenda 30 ditëve të reagojë. Por, nëse ka raste që janë haptazi flagrante, reagimi do të jetë i menjëhershëm,” tha Rama.

Rama: Frika ruan vreshtin, ndaj përdoreni këtë portal 
Rama tha se shumë denoncime kanë rënë në vesh të shurdhët e ndërsa procedura për të denoncuar një rast të korrupsionit kalonte në disa duar. Me këtë platformë çdo denoncim tani kalon dhe në zyrën e Kryeministrit. Kryeministri theksoi se tani punonjësi i administratës duhet ta dijë se qytetari ka arrmën e vet.

 
“Ju jap shembull emërimet në arsim, ku korrupsion i ishte galopant.­ Thjesht mundësia për t’iu hequr të drejtën e arsimit, individëve dhe krijimi i një sistemi konkurren ce ku çdo kandidat për të punuar mësues, e përcakton vetë radhën e pritjes, na ka sjellë një goditje shumë efikase kundër korrupsion it në këtë aspekt. Po kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Jemi të ndërgjegjs hëm për vjedhjet e tmerrshme të parave të qytetarëve nga punonjës të postës, qëmblidhnin pagesat e energjisë. Të gjithë punonjës të Postës që sot janë në ndjekje penale, janë aty sepse qytetarët denoncua n, përndrysh e, askush nuk do të kishte marrë vesh se ç’bënë ata. Por, qytetarët denoncuan se rezultuan debitorë në OSHEE dhe iu dha kjo mundësi, kurse deri dje s’e kishin. Kurse sot ata e kanë armën për t’umbrojtur nga çdo punonjës i Tatimeve, Doganave, Hopotekës , shkolllës, i çdo sektori apo sporteli që tenton ta nënshtrojë. Mjafton që qytetari të marrë thjesht mundimin dhe për këtë të njoftojë tërë Zyrën e Kryeminist rit, Zyrën Antikorrupsion, Sallën Operative etj në këtë platformë. Pra, sot teknologjia na e jep neve sot këtë mundësi. Nuk thonë kot që frika ruan vreshtin. Ta dijë edhe ai punonjësi i administrat ës që tashmë qytetari e ka armën e tij”, deklaroi Rama.­
 
Çuçi: Për 30 ditë merrni përgjijge për rastin e denoncuar
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ndërsa shpjegoi se si do të funksionojë ky portal tha se për 30 ditë qytetarët që do të denoncojnë do të marrin përgjigje. Sipas tij korrupsioni është një fenomen bashkërendues me sistemin e demokracisë, ndaj është dhe beteja është e përhershme. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, tha se duhet një bashkëpunim mes shoqërisë dhe zyrtarëve. Sipas tij tani është radha e qytetarëve të provojnë qeverinë.

“Korrupsioni është një fenomen që është bashkërendues me sistemin e demokracisë, ndaj është një betejë e përhershme. Në asnjë mënyrë nuk duhet të  dekorajohemi që këtë luftë ta ndalojmë, por të na inkurajojë për të vazhduar më tej. Duhet një bashkëpunim mes shoqërisë dhe zyrtarëve. Korrupsioni është kur të gjithë ia fusin të gjithëve. 22 raste janë raportuar vetëm nga qeveria dhe institucionet zyrtare. Ka një burokraci që dekurajon qytetarët për të denoncuar, shumë denoncime humbasin në zyrtat qeveritare pa dhënë asnjë përgjigje. Portali të con në një rrugë të sigurt se rasti i korrupsionit do të ndiqet nga institucionet. Për 30 ditë do të ketë përgjigje për qytetarin”, deklaroi Çuçi.

Tahiri: 11% e policëve të korruptuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri u shpreh se “kemi punuar me ministrin Çuçi për të ndërtuar pas këti aplikacioni një aplikacion institucional që t’u përgjigjet qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të mundur që të luftojë korrupsioni qoftë me masa apo forma ligjore. Ky aplikacion është vetëm një dritare për të denoncuar korrupsionin por nga ana tjetër ne po punojmë fortë që çdo denoncim të marrë rrugë ligjore. Ministria e Brendshme ka bërë të mundur të denojë më shumë se 300 punonjës policie dhe ndërkohë me masa administrative janë ndëshkua 800 punonjës që janë më shumë se 11%. Na duhet ky aplikacion për të dënuar korrupsionit dhe ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë sistem funksional”.

Gjosha: Korrupsioni na largon nga Evropa 
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha që hapi konferencën tha se korrupsioni na largon nga Evropa. Sipas saj qeveria është e vendosur të luftojë korrupsionin. Ministrja ftoi qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre në këtë platformë online. “Nuk do të ndalim asnjë moment luftën ndaj korrupsionit, ne do të zgjidhim fenomenin e korrupsionit. Kemi këmbëngulje dhe besueshmëri në luftwn ndaj korrupsionit. Eksperienca ndërkombëtare do na ndihmojë të kemi sukses. Korrupsioni na largon nga evropa. Gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e këtij portali”, deklaroi Gjosha.