Platforma për shkrirjen e Akademisë së Shkencave

558
Sigal

 Programi i qeverisë së re shpalosi vetëm një pjesë të projektit për akademikët dhe institucionet shkencore

Akademia e Shkencave nuk do të ekzistojë më, por në vend të saj, do të organizohet Instituti i Shkencës që do të përfshijë, edhe disa degë të tjera, duke përjashtuar nga radhët e veta, të paaftët dhe njerëzit që prej vitesh kanë zënë karriget e ndërtesës më të vlerësuar intelektualisht, nga publiku i gjerë. Por së shpejti, akademikët e lartë që kohët e fundit po zihen për postin e kryetarit të tyre, duket se do të zbrazin ndërtesën, për t’u rivendosur diku tjetër, por tanimë me një platformë joburokratike siç ata, janë mësuar deri më sot. Kur iu hoq shkrimtarëve ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve, shumë prej këtyre akademikëve u gëzuan dhe thanë se ndërtesa e Lidhjes nuk kryente asnjë funksion, kur në fakt kjo ndërtesë mbante gjallë debatin dhe diskutimin për artin dhe letërsinë. Por tani që qeveria e re po i vjen rrotull ndërtesës s ëAkademisë, ata, akademikët po nxitojnë të tregojnë për vlerat që mbart kjo ndërtesë në memorien kombëtare, si edhe në zhvillimet e ardhshme shkencore. Duke përmendur për veç të tjerave edhe kërkimet shkencore. Por në programin e qeverisë së re thuhet tekstualisht se: “Niveli i kërkimit shkencor dhe botimeve të dala nga ky kërkim në vend është mjaft larg standardeve ndërkombëtare. Si në shumë fusha të tjera, arritjet individuale ose të disa grupeve të vogla të kërkuesve shkencorë shqiptarë, brenda e jashtë vendit, janë mbresëlënëse, por drejtimi i kërkimit shkencor nga ana e instancave shtetërore dhe vizioni i zhvillimi të shkencës nuk ka tejkaluar qasjen dhe logjikën totalitare”. Përveç kësaj në këtë program thuhet gjithashtu se:  “Kërkimi shkencor është nën presionin e emërimeve nepotike dhe partiake, të cilat jo vetëm kërcënojnë të ardhmen e shumë kërkuesve shkencorë e studiuesve në vend, por dhe rezultojnë në uljen e cilësisë. Ne e konsiderojmë progresin shkencor si paraprijës të zhvillimit shoqëror, ekonomik, e kulturor, si një faktor të konsolidimit demokratik dhe si një pjesë themelore të imazhit të Shqipërisë Evropiane. Mbështetja e zhvillimit të shkencës do të përfshijë subvencionimin e institucioneve akademike e shkencore në funksion të punës kërkimore”.

 Projekti

Duke folur për riorganizimin e institucioneve shkencore, në programin e qeverisë së re thuhet se: “Ne do të krijojmë mundësitë për një kombinim të burimeve publike dhe private në shërbim të financimit të kërkimit shkencor si dhe do të sigurojmë sinergjinë midis zhvillimit shkencor dhe programeve të zhvillimit kombëtar”. Në këtë kontekst, organizimi i ri do t’i japë fund Akademisë së Shkencave të deritanishme, ku më tepër se sa për shkencë, diskutohet për agjentë të ish- Sigurimit, për vajtje- ardhje jashtë shtetit, si edhe për shuma të mëdha parash, ku njeri ia kalon tjetrit, nga fitimet periodike të pseudostudimeve. Por le të shtrojmë pyetjen se çfarë problemesh ka zgjidhur Akademia e Shkencave deri tani, përveç disa studimeve perverse që nuk i hyjnë në punë askujt. Kjo akademi mburret akoma me prurjet e Aleks Budës apo të Eqerem Çabejt, të cilët e kanë realizuar në kohë objektivin e tyre studimor, duke u lënë pasuri edhe brezave të sotëm. Por aktualisht, Akademia e Shkenca ve është kthyer në një fole parazitësh, ku çdo akademik mendon se si të sigurojë, projekte, fonde, apo financime për studimet e veta, apokaliptike dhe të padobishme. Aktualisht, Akademia e Shkencave është kthyer në një ndërtesë që promovon libra të rinj, ku padyshim gjatë kohëve të fundit ka promovuar mjaft të tillë. Dhe më i miri prej tyre ka qenë libri i Flamur Bërdëllimës me titullin: “Vëllezër budallenj, jemi shtuar shumë”.

Vizioni i ri

Ndërsa vizioni i ri i qeveris së sapokrijuar ka të bëjë me krijimin e një instituti shkencor, ku të mos kenë vend burokratët dhe fjalamanët, por njerëzit që krijojnë vepra konkrete. Kështu, në programin qeverisës thuhet midis të tjerave se: “Demokratizimi i drejtimit të instituteve shkencore dhe mbështetja e forumeve e grupimeve të kërkuesve shkencorë do të jenë një përparësi, me synim institucionalizimin e ndërhyrjes së tyre në politikat e shtetit për shkencën. Qeveria do të garantojë pavarësi të punës kërkimore dhe përforcojë profilin e kërkuesit shkencor. Do të ndërmerren politika për sintetizimin e koordinimit të kërkimit shkencor në vend me zhvillimet ndërkombëtare. Do të ofrohet mbështetje për bashkëpunimin mes kërkuesve shkencorë vendas dhe atyre të huaj. Qeveria do të krijojë mundësitë për angazhimin e kërkuesve shkencorë shqiptarë në universitetet e huaja, në kuadrin e programeve shtetërore dhe bashkëpunimit efektiv të institucioneve shtetërore me organizatat ndërkombëtare që financojnë programe të tilla”.

Akademia e politikës dhe mosha e pensionit

E gjithë zhurma e kohëve të fundit, kërkon një përgjigje, për Akademikun në pension, Myzafer Korkuti. Dhe më mirë se sa çfarëdo përgjigjeje, ne po bëjmë ballafaqimin me ligjin. Kështu, ligji për Akademinë e Shkencave nr.9853 dt.26.12.2007,ku në Nenin 8  thuhet se: “Akademikët dalin në pension në moshën 75 vjeç  pavarësisht  gjinisë ”.  Ju  z.Korkuti shqetësoheni  për  spiunët e Akademisë. Po përse  duhen privilegjuar  ata që për 40 vjet kanë burgosur dhe zhdukur pa nam e nishan profesor dhe shkencëtar . Sot ka spiunë me grada në Akademi, Institute dhe Universitete Politeknike. Pyeti kolegët e tu, se do ju thonë edhe pseudonimet. Ja këto janë shqetësuese dhe që askush dhe jo më Ju nuk ju shkon ti bëni presion të karakterit neokomunist mediave të lira. Ne nuk Ju përmendëm lidhjet e tjera  të njerëzve të familjes suaj  me pushtetin aktual.  Nusja e djalit tuaj E.Hana është prej 8 vitesh Drejtoresha e ISKSH? Mirw bënë që është po përse duhet që vetëm njw grusht njerëzish të zaptojnë vendet që mbahen nga taksat e qytetarëve. Ne për momentin nuk do merremi me biografitë e njerëzve, por thjesht Ju kujtojmë  se sa transparent duhet të jenë ata që kanë dhe që duan të hipin në poste tepër të rëndësishme dhe që nuk mbahen nga paratë e klaneve të brendshme të njw grupi monopolistësh por mbahen nga taksat e qytetarëve të varfër të vendit.

 Polemika për zgjedhjen e kudraligjshme të Kryetarit të Akademisë

Zgjedhja e Akademik Myzafer Korkutit është një shkelje e rëndë e Ligjit për Akademinë e Shkencave. Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk duhet të dekretojë zgjedhjen  e Kreut të Akademisë dhe nëse e ka dekretuar duhet të bëjë anullimin e sajë ,pasi zgjedhja e Korkutit është bërë në kundërshtim të plotë më ligjin për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.  Në Ligjin për Akademine e Shkencave nr.9853 dt.26.12.2007, n ë Nenin 8  thuhet se : “ Akademikët dalin në pension në moshën 75 vjecc  pavarsisht  gjinisë ”. Pra më saktë dhe më prerë se sa është përcaktuar në vetë ligjin nuk ka se ku të shkojë. Por ccfarë ndodh ? Nji pjesë e këtyre akademikëve kërkojnë të Justifikojnë kalimin e kësaj moshe me faktin se në ligj është përcaktuar se titulli Akademik është I përjetshëm. Normale dhe shum mirë bëhët  që është I tillë,pasi titulli fitohet dhe vetëm me ligj mund të hiqet. Por kjo nuk do të thotë se me qënse titulli akademik është I përjetshëm duhet patjetër që edhe personi fizikë duhet të drejtojë përjetsisht. Pikërisht këtë ligjvënësi e ka zgjidhur kur ka përcaktuar moshën për pension si kufirin maksimal 75 vjeç. Për analogji edhe Profesorët e kanë të përjetshëm titullin ,por kjo nuk do të thotë se ata nuk dalin në pension.   Akademik I perjetshëm është një titull sikurse është edhe Mjeshtri I Madh që jep Presidenti dhe kjo s’ka lidhje pasi aktorët apo të tjerë do dalin në pension sipas profesionit. Pra Akademikët dalin në pension dhe trajtohen sipas këtij neni dhe nuk bëhet fjalë për të ashtuquajtur Akademik të përjetshëm. Akademia duhet të jetë modeli i demokracisë dhe aty mungon demokracia e brendshme, por gjithçka është kthyer në rutinë, duke u përkëdhelur sedrën punonjësve të akademisë, me shprehjen” Akademik i përjetshëm”. …