Platforma jonë është t’u japë zgjidhje uljes së taksave, që u marrin frymën shqiptarëve

502
Sigal

Kryetarja e LSI-së Kryemadhi: Shqipëria është e uzurpuar nga bandat e krimit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë u shpreh se duhet të bëhen gati për aksionin më të rëndësishëm politik që nga shtatori, për zgjedhjet e ardhshme. Ajo u shpreh se opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme për t’i thënë JO qeverisë së krimit të Ramës. “Sot jemi mbledhur për të diskutuar një agjendë të punës të strukturave të qytetit të Tiranës. Strukturat e LSI-së në Tiranë janë të konsoliduara. Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe kriminelëve. Tashmë jemi drejt aksionit më të rëndësishëm politik. Do të studiojmë çdo socialist të zhgënjyer nga PS-ja. Ky koordinim do të zgjojë bazën dhe të zgjojë të gjithë ata qytetarë që sot paguajnë taksa, çmime të larta dhe rritjen e kriminalitetit në qytet. Në fakt nuk është e fshehtë që opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhje, aq që po punon për të gjetur kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës, por e ajo që është e rëndësishme platforma jonë e përbashkët për uljes së taksave, varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi më të lartë. LSI më shumë se sot është vetvetja dhe është përballë një kryeministri të drogës dhe duhet të komunikojmë me çdo nxënës për të sjellë ndryshimin. Shqipëria po varfërohet çdo ditë edhe më tej. Shqipëria është e uzurpuar nga bandat e krimit.” – u shpreh Kryemadhi.