Plas sherri në studio/ “Enverist, spiun, shërbëtor i Ramës”, Këlliçi akuza njërit prej themeluesve të PD

660
Sigal

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi është përfshirë në një debat të ashpër me një prej themeluesve të PD, Arben Meçe.

Në studion e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ata kanë folur me fjalë të ashpra deri në ofeza personale. Dy të ftuarit i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalët komunist, spiun, shërbëtor i Edi Ramës.

Pjesë nga debati

Meçe: Ju morët PD-në, një kastë pa ideale, pa format. Ju nuk përfaqësoni asgjë

Këlliçi: Kujt i thua ju nuk përfaqësoni asgjë, kush je ti mo që më thua mua nuk përfaqëson asgjë

Meçe: Unë kush janë?! Unë jam themeluesi i PD që ta dish ti

Këlliçi: Ça themeluesi PD-je je ti mo, po ti je komunist mo, 24 karat. Ti je enverist, ti bën që edhe enveristët të skuqen nga turpi.

Meçe: Ju keni kaluar çdo format të të qenit komunist

Këlliçi: Unë jam fëmijë i dy prindërve që janë anëtar të PD që në 20 janar 1991.

Meçe: Ti që shkatërrove demokracinë flet për monizëm dhe demokracia është shkatërruar nga ty, sepse ti je përfaqësuesi i një kaste më agresive në Shqipëri, ajo që ka kapur PD.

Këlliçi: E kupton për çfarë po lufton ti sot mo

Meçe: Unë kam luftuar Edi Ramën, kur ti fshiheshe se nuk ekzistoje fare.

Këlliçi: Kë Edi Rama ke luftuar ti mo, ti je shërbëtor i Edi Ramës

Meçe: Unë jam i demokracisë dhe nëse ti e kundër demokracisë nuk të lejoj.

Këlliçi: Shërbëtor, shërbëtor i Edi Ramës.