Plas sherri në PS: Ministri koordinator përplaset me kryebashkiakun për kandidaturën e Kreut të Qarkut të Gjirokastrës

616
Sigal

 

Koordinatori  i PS-së për Qarkun e Gjirokastrës dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi janë përplasur dje me njëri-tjetrin. Shkak është bërë përzgjedhja e kandidaturës që do të votohet sot për kryetar të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës. Kjo pasi të dy kishin alternativa të kundërta për të mbështetur kandidaturën për kreun e ri të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, pas konstituimeve të parlamenteve vendore produkt i farsës zgjedhore të 30 qershorit. Sherri ndodhi pasi Tërmet Peçi kundërshtoi ashpër propozimin e kryesuesit të listës së deputetëve socialistë në Qarkun e Gjirokastrës që Lindita Rova prej 6 vitesh drejtoreshë e DAR Gjirokastër, të jetë kandidaturë e vetme për kryetare të Këshillit të Qarkut. Mirëpo në moment është çuar kryebashkiaku i Tepelenës i mbështetur edhe nga kryetari i PS së Tepelenës Arben Gumeni. Debati ka zgjatur disa minuta por në fund triumfoi kandidatura e Rovës.