Plagosja e aktivistit/ LSI reagon ashpër: Çdo pikë gjaku, përgjegjësia direkte e Ramës

451
Pas ngjarjes së ndodhur në Shëngjin, ku aktivisti i LSI-së u sulmua me armë para qendrës së votimit , ka reaguar ashpër nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
“Aktivistë plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje, nga njerëz të armatosur, që në ditën për diell shkojnë pa pasur asnjë pengesë me gjithë të ashtuquajturat shërbime të përforcuara të policisë.
Ky është vetëm njëri prej rasteve, produkt i klimës së inkriminuar të rilindjes. Ashtu si ka ndodhur deri më sot për cdo pikë gjaku të derdhur në Lezhë apo kudo tjetër, përgjegjësia bie mbi direkt mbi Kryeministrin Rama dhe Haki Çakon, sepse i është kërkuar Haki Çakos ta shkarkojë ekipin e policisë së Lezhës pas një morie rastesh kriminale atje, edhe me mbështtjen e policisë dhe nuk ka reaguar”- tha Luan Rama.
Sigal