Plagoset gazetari Ismet Drishti, administratori i “TV Zjarr” u sulmua nga një grup i maskuar

642
Gazetari Ismet Drishti është sulmuar nga një grup i maskuar, me të cilët është përleshur në ambientet e televizionit e ka marrë dëmtime në kokë. Ky është rasti i dytë që ambientet e këtij televizioni sulmohen. Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit. Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe dje, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.
Sigal