Sigal

TIRANË- Pjetër Arbnori, figura e urtë e politikës ose ndryshe “Mandela shqiptar” edhe pas vdekjes ka mbledhur të majtë e të djathtë të paqtuar. Në ceremoni ka qenë familja Arbnori, bashkëshortja Suzana, fëmijët Justina dhe Filipi.

Por ceremonia për përurimin e bustit për ish-kryetarin demokrat të Kuvendit që do të vendoset në sheshin para sallës së seancave plenare, ka mbledhur figura të shumta politike të majta e të djathta.

Të pranishëm kanë qenë presidenti Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Jozefina Topalli, Sali Berisha, Lulzim Basha, Besnik Mustafaj, Erion Veliaj, Genc Ruli, si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të forcave politike. I vetmi që mungonte ka qenë kryeministri Edi Rama.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, nën kujdesin e të cilit është organizuar ceremonia tha para të pranishëve në fjalën e tij se Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashur për njerëzit.

Pas tij, ish-ministri dhe publicisti Besnik Mustafaj ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën e Arbnorit.

“Ne kemi njohur Pjetër Arbnorin e kohës së lirisë, një burrë i pjekur dhe i ditur. I aftë për t’i treguar vendin të vetit dhe kundërshtarit politik. Ne kimi parë se fuqia e jashtëzakonshme e karakterit të tij, durimi dhe burrëria e tij buronin nga bindja se Shqipëria bëhet dhe atë do e bëjnë shqiptarët.