Pjerin Ndreu është kandidati i PS për bashkinë e Lezhës

500
Sigal

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka pohuar dje, se ai do të jetë kandidatura e socialistëve për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Ndreu ka thënë se ai ka mbështetjen e Partisë Socialiste në garën e tij për kreun e Bashkisë së Lezhës. Madje, para disa ditësh, në takimin e kryeministrit Rama me banorët e Lezhës, në kuadrin elektoral “Për Bashkinë tonë”, një qytetar, në këtë bashkëbisedim i kërkoi kryetarit të PS-së dhe kryeministri Rama, që deputeti i Qarkut të Lezhës Pjerin Ndreu, të kandidojë për kryebashkiakun e Lezhës. Deputeti Pjerin Ndreu e ka bërë dje pohimin e vet, se do të kandidojë për kryebashkiak, natyrisht, që më përpara ka marrë edhe dakordësinë e kryeministrit Rama, si edhe përkrahjen e strukturave të PS-së në bashkinë e Lezhës.