“Pilaf, groshë e frikë”, Rama ironi me Berishën: Je në hall, po kërkon shpëtim

654
Kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar interpelancat e thirrura nga opozitarët sot në Kuvend. Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha ai tha se e vetmja gjë që opozita ka sot është frika.
“Sot për Jeruzalemin nesër për Panamanë, pasnesër për rritjen e temperaturës në polin e Veriut, sepse ju jeni në hall. Do ishit në gjendje të shpërthenit edhe një luftë nukleare nëse do kishit gjë në dorë. Fati juaj lidhet më atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të vogël, ndaj e kërkoni shpëtimin larg saj. Sot e kërkoni në Lindjen e Mesme, mjafton të jetë diku larg këtij vendi këtu. Politika juaj është jerm, sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë, sepse ai vettingu që se ndalët dot, se kjo partia këtu që se mundët dot ju ka futur në një hall të madh”,- tha kryeministri.
“Deshe të thuash 21-dhjetori, se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Ti Sali bashkë me artistin mikun tim bashën e futët detin në govatë dhe firmosët “tradhtinë” ndaj atdheut për cënim territorial, edhe detin sot jeni gati ta nxirrni rrugëve, vetëm të na nxjerrë matanë asaj grope që po ju hapet përditë, gropa e ndëshkimit të drejtësisë, që ju nuk keni shans ta ndaloni. Ju s’jeni naivë, sidomos ti Sali, ti je i ditur dhe i djallëzuar, dhe jeni të gjithë të trembur. Mes jush ka jo pak njerëz që s’ka arsye të tremben, por po i tërheq frika juaj zvarrë. Hajde te sheshi e të shohim a do bëhet përsheshi. Frika ju bën aluçinantë. Ulërini këtu për Amerikën njësoj si ata kalamajtë e filmit “Mëngjese lufte” që thoshin “o Guri o Guri hajde se po na rrahin”.
Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusuret këtij popullit. Ju vazhdoni bërtisni po nuk e keni me ne, dhe s’jua kemi ne fajin që po ju thyhen arrat. Arrat që ju kujtuat se do i mbani gjithmonë në thesin tuaj. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem shpëtimin Sali, strehën që po ju shembet këtu në Shqipëri, dhe nuk po jua shembim ne por streha po shembet, sepse ne në këtë betejë s’jemi vetëm. Jemi me SHBA dhe me BE.
Dhe me SHBA nuk ju bashkon dot Jeruzalemi juve se ju ndan drejtësia. Ju ndan fshesa e Vettingut që donit ta kyçnit në çadër. Ju ndan e ardhmja Sali. Si për mua, si për ti, për të gjithë Shqipërinë. KLGJ e KLP do ngrihen sot, sot mbaron filmi me gogla, ne do votojmë, ju s’do votoni dhe ato që do dalin nga goglat do jenë organet e reja. Shabani që sharron me sharrë nuk është më fuqia që qeveris këtë vend. Je për t’u admiruar se ke forcë më të madhe se të gjithë këta sëbashku, por lëri bijtë e tu të luftojnë. Marrëveshjen e re të detit e di Saliu, më mirë se të gjithë ju, e ka shumë të qartë. Shqipëria me Amerikën nuk ndahen nga vota në OKB,” u shpreh Rama.
E ndërsa fjalët e tij shkaktuan të qeshura tek ish-kryeministri Rama vijoi me ironi, e akuza, kur tha se opozitarët q♪7 hiqen si proeuropianë e shajnë Turqinë janë gati të ndryshojnë edhe emër.
“E dini fort mirë se sa të jetë kjo parti ju s’keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Për sa kohë e sunduat dhe torolitët duke e kthyer shtetin shqiptar në një zhele pa vlerë. Jeni gati të fshiheni pas një identiteti tjetër që të mos ju kapin. Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha s’duam ne investime turke, ai kur gdhihet ha pilaf e pi raki e fillon drekën me plënc e në aksham groshë fshin buzët me peshqir dhe thotë ne jemi pro europianë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen s’keni faj”,- vijoi kryeministri me ironi.
Sigal