Pezë/ LRI feston ditën e miqësisë, Meta: LSI është një parti e cila ofron një shans për të gjithë, për të rinjtë dhe të rejat

632
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një aktivitet me të rinjtë e Tiranës në njësinë administrative Pezë me moton “Dita e Miqësisë” 
Ky takim u zhvillua nën moton “Dita e Miqësisë” ku gjimnazistë dhe studentë të kryeqytetit u bashkuan për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh rekreative në Pezë, ku nuk munguan as muzika e lojërat e ndryshme.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili theksoi përpara të rinjve se LSI është forca politike e rinisë pasi rinia janë shpirti i kësaj force politike. 
“LSI-ja është forca e rinisë, LRI-ja është shpirti i LSI-së. Ne jemi krenar që në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë ne paraqitëm kaq shumë kandidat dhe kandidate, të rinj nga LRI dhe shumica e grupit të këshilltarëve të LSI-së në Tiranë janë pjesë e LRI-së”,- tha kryetari i LSI-së.
Duke vijuar fjalën e tij përpara të rinjve të Tiranës, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se LSI është një parti e cila ofron një shans për të gjithë dhe në radhë të parë për të rinjtë dhe të rejat. 
“LSI gjithnjë ka mbrojtur të drejtat e maturantë, të drejtat e studentëve, të drejtat e të rinjve. Ne jemi një shans për të gjithë dhe në radhë të parë për të rinjtë dhe për të rejat. Ne jemi një shans për të gjithë në drejtim të arsimimit, në drejtim të punësimit, por mbi të gjitha në drejtim të përfaqësimit”,- u shpreh Kryetari i LSI-së.
Sigal