Petrit Vasili,LSI dorëzon në Kuvend amendamentin për ligjin e mbetjeve

432
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Kuvend një amendament për ligjin e mbetjeve.
Amendamenti është propozuar nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe synon ti japë mundësi shoqërisë civile të ketë rol aktiv në procesin e shqyrtimit dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së,Petrit Vasili,paraqet amendament për p/ligjin “Për disa shtesa dhe  ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.09.2011,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,të ndryshuar.Në amendament propozohet që në nenin 3, i cili ndryshon nenin 48 duke shtuar nenin 48/1,pas pikës 2 të nenit të ndryshuar shtohet pika 3 e formuluar si më poshtë :

Pika 3 

Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.Ato 
paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për mjedisin,që lejon kryerjen e këtij monitorimi.
Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit  pa kufizim.