Petrit Vasili: Vettingut nuk i shpëton asnjë gjyqtarë

75
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh i bindur se konsensusi i arritur për reformën në drejtësi do vijojë edhe me 7 ligjet. “Po ecim në një rrugë të re, ka mjaft tabu të rrëzuara, mjaft mure të shembura të moskomunikimit, politika e konceptuar në mënyrë krejt të ndryshme reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese na imponojnë të ecim në këtë rrugë edhe për 7 ligjet, besoj se do kemi realizim konsensual dhe në kohë”.