Petrit Vasili: Vandalët po prishin teatrin

461
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili akuzon qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës së po prish një nga ndërtesat më të rëndësishme historike në Tiranë.
Duke ju referuar vendimit që po merret në Këshillin Bashkiak, Vasili thotë se vandalët po shkatërrojnë teatrin.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Vandalet e qeverise dhe te bashkise shkaterrojne Teatrin Kombetar.
Qytetaret bastarde ne krye te qeverise dhe te bashkise duan te shkaterrojne Teatrin Kombetar.
Askush nuk mund te preke vlerat kombetare te teatrit te lartesuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjizoresh.
Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombetar.
Keta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkise jane turpi i ketij qyteti, ata dhe kushdo qe do te votoje shkaterrimin e Teatrit Kombetar.
Damka e antiqytetarise se Tiranes nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit te bashkisë”.
Sigal