Petrit Vasili: Trajektorja fatale nga shkollëpak në bablok!

81

Nga Petrit Vasili:

Trajektorja fatale nga Shkollëpak në Bablok!

Trajektore më të pështirë se sa kjo e Edi Ramës as është parë, por ju sfidoj të gjithëve kur ju them që as do të shihet.

Shkollëpak, mediokër dhe i paaftë pa shërim për punët e shtetit, ky është fiksuar përfundimisht Edi Rama në memorjen e shqiptarëve.

Një njeri qv grin fjalë papushim, llogje u thotë populli me thjeshtë, ky ka qenë Edi Rama në veshët e njerëzve.

Pa vizion, inatçor provincial dhe hakmarrës kaq ishte gjithëçka që Edi Rama mund të ofronte shqiptarëve.

Per fat keq principi i kompensimit nuk mund të ishte më mizor se kaq me Edi Ramën.

Mendjengushtësinë, padijen, karaktetin e dobët dhe pasigurinë, që të jep injoranca ky u rrek ta kompensojë në menyrën më të trashë të mundshme ndaj u kthye në bablok.

Mbase më të saktët në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqesuesit e vet sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok.

I futur nën ombrellen e krimit, babloku mendonte se ishte më i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikës.

Babloku mes krimit vriste frikvrat e shumëta komplekse, që veç rëndohen dhe, nga të cilat çlirimi është i pamundur.

Bablokut nuk i duhej gjuha e mencur aspak, por i mjaftonte shumë vulgaritet nga ai me kutërbuesi pvr tu ndjerë pjesë dhe përfitues kryesor i krimit dhe i ngjashëm me të.

Si bablok qeveriste më rehat të tijtë se nuk merrej fare me ta, por ja jepte krimit t’i përdorte dhe t’ia kthente sërish në zyrat e tij shtetit ndonëse të përlyer shumë rëndë.

Nën çadren e krimit babloku mbrohej më mirë nga shkollëpakësia sepse i duhej shumë pak shkollë dhe shumë shpërdorim i shtetit për të siguruar para pa fund dhe pushtet me bollëk.

Bablokut nuk i duhet vizion, por vetëm kurajo idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit për interesin e vet.

Shkurt trajektorja fatale e këtij njeriu është nga një shkollëpak në një bablok. Nuk është trajektore për tu pasur zili…. por nuk është kurrësesi për tu mëshiruar…. kurrësesi.