Sigal

Nga Petrit Vasilii

Tirana qyteti me identitet shume te forteshoqeror eshte shnderruar ne nje skene bajate provinciale te zaptuar nga pushtuesit politike te saj.

Qyteti qe ka shenjuar kthesat e medha epokale te ketij vendi, qe nga beteja e Tiranes ne luften per çlirim e deri tek vendosja e pluralizmit ku ajo priu ndryshimin dhe hapin gjigand drejt se ardhmes per te gjithe Shqiperine ,eshte sot ne udhekryqin me te rrezikshem identitar te tij.
Edhe ne ditet e renda te diktatures ne Tirane mbahej gjalle disidenca,broduejsat dhe djemte e bordures te cilet sfidonin dogmat,klishete,
propaganden bambarduese te peshtire dhe provincializmin e semure, qe ushqente apatine dhe vegjetimin shoqeror si mbeshtetja me e mire e diktatures se asaj kohe.
Sot Tirana eshte shnderruar paradoksalisht ne nje skene ku luhet perdite nje butafori vulgare kunder kohes dhe me nje aktor te vetem qe ulerin e ulerin “rrofsha une”.
Skenen e kane pushtuar provincialet dhe jo broduejsat apo djemte e bordures ndonese keta te fundit gjeneruan europianizmin.
Provincializmi vanitoz peng i komplekseve dhe i urrejtjes shoqerore ndaj Tiranes po hakmerret me te.
Injoranca dhe bulimia politike po shqyejne Tiranen.
Tashme tiranasit me identitet te forte shoqeror jane te detyruar te degjojne per dite te njejtin monolog te peshtire “rrofsha une,rrofsha une”.
Punet e mira flasin vete nese jane tilla dhe s’kane nevoje per kallauz se dikush ben punen per te cilen paguhet.
Po ashtu flet vete edhe hajduteria e Teatrit Kombetar,per te cilen qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje per perkthyes pasi e kuptojne shume mire se sa e urrejne Tiranen ata, te cilet sapo u strehuan ne Tirane duan ti hane koken asaj sepse i lodh qytetaria dhe i mbyt madheshtia e saj.
Sot Tirana ka ne loje identitetin e saj shoqeror,kulturor dhe intelektual te krijuar ne dhjetra vjet.
Persa kohe do te sundoje e fitoje provincializmi i semure dhe Jo broduejsat dhe djemte e bordures Tirana eshte dhe do te jete e humbur dhe e perpire nga bulimia e pushtetit.