Petrit Vasili: Të papranueshme presionet e falangave të krimit të Rilindjes

406
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament për Vettingun, tha se është i kënaqur me fillimin e zbatimit të reformës.
Vasili u shpreh se ky është një proces për të cilin është punuar për një kohë të gjatë dhe i pakthyeshëm.

Ai nuk la pa komentuar dhe komentin e kryeministrit Edi Rama i cili tha se “policët pas punës të bëjnë fushatë për PS-në”.

“Përfshirja e policisë në fushatë cenohet nga rendi. Nuk mund të pranohen presionet e falangave të krimit të Rilindjes. Në 4 vite çdo punë e bërë nga Rama ka qenë qesharake,” tha Vasili pas seancës.
Sigal