Petrit Vasili: Taksa progresive, produkt i mendjeve të çmendura e hajdute të qeverisë

493
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë se me taksën progresive po çon vendin drejt rrënimit financiar. Sipas Vasilit, taksa progresive produkt i mendjeve të çmendura, por dhe hajdute të paskrupull të qeverisë po destrukturon vendin nga ana sociale. Banka Botërore foli, taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë qytetarët. Qeveria po e rrokullis vendin drejt një rrënimi financiar të paralajmëruar. Taksa progresive produkt i mendjeve të çmendura, por dhe hajdute të paskrupull të qeverisë po destrukturon vendin nga ana sociale. Thellimi i varfërisë dhe mbështetja ndaj oligarkisë me të cilën qeveria ndan paratë janë ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin. Banka Botërore thotë: “Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë”. Taksa progresive dhe i tërë koncepti financiar për shtetin i kësaj qeverie është shumë armiqësor për të varfrit dhe në shërbim e i nënshtruar ndaj oligarkëve. Opozita kërkoi uljen e TVSH për artikujt jetike të ushqimeve të shportës nga 20% në nivelin 5%. U kërkua nga opozita edhe heqja e TVSH për biznesin e vogël që u refuzua egër nga qeveria. Ja ç’thotë Banka Botërore: “Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë”, thuhet në raport. “Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri,” Përfundimisht i gjithë sistemi financiar, që iu imponua shqiptarëve dhunshëm prej kësaj qeverie ka dështuar totalisht.
Sigal