Petrit Vasili takohet me zyrtaren e DASH: Vendi në situatë kritike

727
Sigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili priti në një takim në selinë e LSI-së znj.Susan K Falatko, Drejtore e Zyrës për çështjet e Europës Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit me znj.Falatko, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehu shqetësimin për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, në mënyrë të veçantë për protestat masive dhe shumë të drejta të studentëve, kërkesat e të cilave janë minimale, por që qeveria nuk po bën asgjë për plotësimin e tyre.

Z.Vasili shprehu shqetësim të veçantë lidhur me problematikat e korrupsionit galopant që ka shpërthyer në Shqipëri dhe që ka kulmuar me megaskandalin e korrupsionit në zonën e Astirit.

Vasili u ndal gjithashtu edhe tek politikat ekonomike të qeverise, të cilat sipas tij po sjellin skema korruptive dhe klienteliste, mungesë vizioni dhe rritje të varfërisë për pjesën kryesore të popullsisë.