Petrit Vasili sulmon Vlahutin: Je pjesë e fajit

489
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u është kundërpërgjigjur disa institucioneve, si Avokatit të Popullit apo dhe Komitetit të Helsinkit lidhur me arrestimin e protestuesve në Kukës pak ditë më parë. Deputeti Vasili theksoi se kuksianët u rrëmbyen në mes të natës, ndërsa pohoi se banditët e shtetit kanë emra dhe mbiemra. Po ashtu Vasili nuk ka lënë pa përmendur dhe akuzuar edhe BE në Tiranë, që sipas tij është pjesë e fajit, pasi nuk ka reaguar. “Qytetarët kuksiane u rrëmbyen natën nga policia, pse hesht Komiteti i Helsinkit, Avokati i Popullit dhe veçanërisht BE në Tiranë??? Qytetarët kuksiane u rrëmbyen dhe u arrestuan në mes të natës nga policia, duke shkelur çdo ligj dhe çdo të drejtë njerëzore. Banditët e shtetit kanë emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turpërisht hesht dhe ligjëron dhunimin e ligjit. Tashme kjo prokurori është përfundimisht zyrë shërbëtore të pështirë të kryeministrit. Po pse hesht Komiteti i Helsinkit në Tirane, kush ia ka mbyllur gojën përpara kësaj shkeljeje të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Po Avokati i Popullit pse hesht dhe nuk e kërkon me forcë që ky dhunim publik alla Sigurimi i Shtetit të dënohet nga drejtësia shqiptare. Ndërsa BE në Tiranë që gjithnjë kujdeset fort për të drejtat më periferike të Njeriut, në këtë rast e ka qepur gojën dhe s’thotë as një gjysmë fjale për këtë të drejtë themelore, për këtë dhunim të qytetarëve, që është turpi dhe faji më i rëndë i qeverisë. BE në Tiranë hesht, duke u bërë pjesëtare në faj, pasi kjo Shqipëria jonë nga Evropa e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në BE.
Evropa e Brukselit qeverinë e Sigurimit të Shtetit e refuzon, ndërsa kjo BE në Tiranë e pranon, keqardhje e madhe…..zhgënjim i thellë…!
Sigal