Petrit Vasili: Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA

478
Pas votimit të Kryeprokurores së re Arta Marku, mes debateve dhe përplasjeve fizike në Kuvend opozita vijon ta quajë antikushtetues të gjithë procesin.
Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka shkruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se sot Kryeprokurorja u zgjodh pa veting, dhe u shkel hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.
Postimi i plotë:
Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.
Sot kryeprokurori u zgjodh pa veting,pa veting e kuptoni ose me sakte WITHOUT VETING, per ata qe flasin anglisht.
Kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.
Opozita eshte ne mbrojtje te kushtetutes se Venecias dhe SHBA per ballafaqim me standartet e reja te reformes dhe qe cliron drejtesine nga kapja.
Qeveria e shqeu kushtetuten,rrembeu prokurorin dhe percau vendin dhe kundervuri shqiptaret me njeri tjetrin ne nje konflikt te thelle civil e shkaterrues.
Sot reforma ne drejtesi nuk filloi,ajo vdiq perfundimisht bashke me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi te re.
Kush nuk e sheh eshte miop,kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri,nuk eshte mik i shqiperise.
Sigal