Petrit Vasili: Sorros pagatori i padrejtësisë si epidemi botërore

541
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku shprehet ashpër për Soros dhe rolin e tij në drejtësi. Vasili shkruan se modelin më të freskët dhe dështimin më tragjik të drejtësisë së Sorosit e kemi në Shqipëri, ku ai financoi një paçavure reforme në drejtesi, që gatuan një reformë që garanton padrejtësinë më të madhe të parë ndonjëherë.

Më poshtë statusi i plotë:

Sorros pagatori i padrejtësisë si epidemi botërore

Sorros tash së fundi në OKB na qenka zotuar se do të mbështesë siç proklamon vetë nismën “Justice 2030, Time for action”, që do të sigurojë gjoja “Aksesin për drejtësinë për të gjithë njerëzit”.
Se çfarë është drejtësia sipas Sorrosit, modelin më të freskët dhe dështimin më tragjik e kemi në Shqipëri.
Financoi Sorros një paçavure reforme në drejtësi, financoi edhe çirakët e vet, që gatuan një reformë që garanton padrejtësinë më të madhe të parë ndonjëherë.
Garantoi kapjen e drejtësisë nga qeveria dhe pandëshkueshmërinë e qeverisë, ndërsa për qytetarin e thjeshtë garantoi dhunën e drejtësisë mbi të, shantazhin e vazhdueshëm dhe aksesin zero.
“Garantoi” reforna e Sorros në Shqipëri edhe dekapitimin (prerjen e kokës së sistemit të drejtësisë),pasi s’kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, s’kemi as KLGJ, s’kemi as KLP, s’kemi as Inspektor të Lartë të Drejtësisë, por kemi edhe Kryeprokuror të zgjedhur me 69 vota paçavure në duart e Kryeministrit.
Këtë model padrejtësie, që garanton ekzistencën e perversitetit të qeverisë antipopull Sorros kërkon ta shpërndaje kudo në glob.
Drejtësia sipas Sorros ka vetëm një qëllim, që ta kthejë padrejtësinë në epidemi botërore për t’u zgjatur jetën qeverive antipopull, servile dhe shërbëtore të Sorros dhe interesave të tij financiare, interesa të cilat janë zero filantropike e zero idealiste.
Popull jini vigjilentë, Shqipëria është shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane të shitur për drejtësi.