Petrit Vasili: Skandali!! Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Ramës

417
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në Facebook denoncon heqjen e fondeve nga Ministria e Mbrojtjes për t’ja kaluar Ministrisë së Brendshme.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Skandali!! Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ja dhënë Ministrisë së Brendëshme.

Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme që të hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetarët e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egërsisht të korruptuarit e qeverisë.

Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe ngaqë gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi në buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollarë sevap për policinë.

Paratë e Fondit rezervë të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvatën paratë.

Një skandal i tille duhet hetuar deri në fund. Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për tu mbajtur në këmbë edhe ca ditë më shumë.

Shiheni vetë Vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padëgjuar.