Petrit Vasili: Shqiptarët kanë mbetur në dorë të Zotit, Rama nuk e di që ka përmbytje

734
Situata e krijuar ditët e fundit nga reshjet e shiut ka sjellë probleme në disa qarqe. Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili thotë se deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se shqiptarët kanë mbetur në dorë të Zotit, pasi Edi Rama sillet sikur përmbytjet po ndodhin në një kontinent tjetër.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Shqiperia permbytet qeveria dhe kryeministri rrine e veshtrojne. Eshte e pabesueshme kjo qe po na shohin syte.
Permbyten mijra hektare toke,permbyten qendrat e qyteteve,miliona euro deme ne prona dhe askush nga qeveria nuk hap gojen a thua se permbytjet po ndodhin ne nje kontinent tjeter.
Kryeministri dhe qeveria rrine e veshtrojne boll qe qameti te jete larg vetes.
Turp i padegjuar, askush nga shteti qe paguajne me djerse e gjak shqiptaret nuk intetesohet per ta.
Shqiptaret janë perfundimisht pa drejtim gjithshka eshte ne dore te zotit”.


Sigal