Petrit Vasili: Shqipërisë i duhet një Kurz dhe jo një hiç si Edi Rama!

463
Sigal

 

Nga Petrit Vasili-Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama!!

Morali i Kancelarit austriak Kurz: “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz.

Sa për Edi Ramën, po jua kursej broçkullat amorale, që ka thënë e thotë për të justifikuar zvarritjen e jargavitjen pas këmbëve të karriges. Eshtë shumë i lehtë krahasimi i situatës mes Kurz dhe Edi Ramës. Shkëlqen morali i Kurz dhe nxin hiçmorali Edi Rama. Vë të parën Austrinë, Kurzi dhe vë të fundit Shqiperinë, Edi Rama.

Kurz krenar për veten, ndërsa Edi Rama i shplarë nga çdo krenari.

Kurz me identitet për t’u admiruar, ndërsa Edi Rama një kameleon për t’u harruar.

Kurz një zgjidhje për Austrinë,ndërsa Edi Rama një e keqe e madhe për Shqipërinë.

Shqipërisë i duhet një Kurz dhe jo një hiç si Edi Rama.