Petrit Vasili: Shqipëria në prag kolapsi ekonomik

666
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka realizuar një bashkëbisedim me gazetarët. Aty janë diskutuar disa nga çështjet më të problematike të aktualitetit politik dhe ekonomik.
Është kënaqësi që të bisedojmë dhe të ndajmë disa vlerësime për disa çështje të mëdha të ditës. Po nis me argumentin e parë shumë të rëndësishëm I cili ka të bëjë me atë që është konsideruar me të drejtë një aksion i shekullit të paktën për sasinë dhe paratë, vlera që kishte kokaina e kapur pra 613 kg. Dhe për këtë çështje duke mos besuar dhe duke mos i qëndruar asaj që qeveria por dhe aktorë të tjerë duan ta quajnë këtë ngjarje si një ngjarje që zgjat tre ditë dhe pastaj harrohet. Pasika një strategji të mirë menduar për ta futur në një ngjarje rutinë, të zakonshme që bëri lajmin e rradhës dhe kaq. Pyetja ime e parë që shtroj këtu publikisht dhe në raport me ju është: Kush ka interes që kjo ngjarje të trajtohet si një ngjarje e zakonshme? Kush ka interes që të mos hidhet mbi rrjetin i cili nuk u zbulua, rrjetin kriminal që pasonte. A u vunë në lëvizje mbas marrjes që njoftimit nga organet shqiptare parterët ndërkombëtar që dhe ata të bëheshin pjesë e aksionit për zbulimin e mëtejshëm të rrjetit. Cilat janë arsyet që qeveria shqiptare ka pasur qëndrime kontradiktore ndërmjet deklarimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm lidhur me rolin e partnerëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunimin me ta. Pohimi dhe mohimi brenda ditës. Cilët ishin garantët politikë të saj çështje?Të çfarë niveli janë garantët politikë aq më tepër që ai që ishte me demek pronari i mallit, u kuptua dhe u evidentua që nuk ndodhej në Shqipëri por ndodhej jashtë vendit. Por nuk ishte këtu sepse ishte i qetë sepse kishte garantët këtu që vazhdonin operacionin. pra këto çështje shumë të mëdha nuk mundet ti shpëtojnë rutinës . Kjo nuk është nga ato çuditë që zgjasin tre ditë apo për të duartrokitur të ashtuquajturin aksion të rradhës por që ishte një aksion i kriminalizuar dhe lidhur me këtë çështje, përgjigjet duhen të jenë shumë të qarta. Pasi të gjithë e dinë dhe kjo është bërë publike edhe në studiot e mediave, prezente këtu me mua që ngarkesa u identifikua dhe u trajtua si ngarkesë e kontrolluar pra nën vëzhgim dhe papritmas atëherë kur të tëra ngarkesat me destinacionet përkatëse do duhej të evidentohej deri në destinacionin përkatës dhe publiku shqiptar të kishte atje para kamerave tuaja një rrjet të tërë kriminalë që asgjesohej ashtu sikurse ndodh në të gjithë vendet që përballen me këtë problem , ne u përballëm me disa anonim qesharak, çuditërisht të mbrojtur nga avokatë që kërkojnë pagesa shumë të larta dhe papritmas kjo ishte thjesht një drogë që u desantua me vlerë 180 milionë euro të afërt me ndihmat dhe mbështetjet që FMN-ja ijep gjithë Shqipërisë. Ju e kuptoni për ça shifrash flasim dhe gjithçka pastaj bie në harresë. Mendoj se organi i prokurorisë është shumë hapa mbrapa. Dua sinqerisht të besoj që kjo mos të jetë e qëllimshme. Por në bazë të politizimit ekstrem që i është bërë Prokurorisë dhe reagimit të saj të fortë për çështje nga më minoret dhe një heshtje dhe një flegmatizëm i çuditshëm në thonjëza përpara një çështje të madhe të tillë, e vë përpara të gjithë opinionit publik, përpara riskut të tmerrshëm që kriminalizimi vazhdon dhe nuk ndalet .Pasi ditën që bëhet gjithçka për të fshehur një rrjet kriminal. Pasi rrjetin kriminal nuk e ka asnjë nga ju parasysh. Rrjeti kriminal do të ishte kushdo destinatar që do të merrte atë pakon e drogës me kodet përkatëse, do të ishte zbuluar. Kështu që kjo çështje kërkon një qasje, krejtësisht tjetër. Kërkon ekspertizë të fortë ndërkombëtare. Nuk duhet të harrojmë që shqetësimi për drogën është bërë në dimensione kaq madhore sa kolegët tuaj, Deutch Vele, kanë përgatitur një dokumentar i cili tashmë është publik që shpjegon dhe qartëson që në çfarë dimensionesh të rënda tronditëse ka marrë ky fenomen për Shqipërinë. Dhe të gjithë lojërat e tjera, tymnajat e tjera të ditës ti lënë mënjanë pasi një Shqipëri e kriminalizuar në këtë nivel, nuk mund të jetë vend as për investime të huaja as për qetësi publike as për siguri por do të kthehet në një plasdarmë kriminelësh dhe mbështetës të aferave kriminale. Për fat të keq qeveria ka treguar qartë që është një proporcionuese e saj mbështetëse dhe inaktiviteti i plotë i saj por edhe mbështetja e plotë, ndërprerja njëkohësisht e operacioneve në mes, ashtu sikurse ndodhi me Xibrakën, janë këmëbana alarmi që kjo situatë është akoma në më e rrezikshme se më parë. Dhe vullneti i qeverisë për ta mbuluar e mbështetur është akoma më i fortë se më parë.
Meqë ishte pjesa e kokainës, një ditë më parë në prononcim për Neës 24, Ambasadori Amerikan e cilësoi Arbër Çekaj si peshkun e madh të drejtësisë dhe i bëri thirrje partnerëve të Shqipërisë që ta kthej në Shqipëri dhe ta dorëzojnë para drejtësisë shqiptare. A ndani dhe ju të njëjtin mendim si Ambasadori Amerikan që Arbër Çekaj është peshku i madh apo ai është thjesht një ngjalë e vogël dhe peshqit e madh fshihen pas kësaj historie?
Para pak bëra një pyetje, të cilës po i përgjigjem, në përgjigje të pyetjes suaj. Arbër Çekaj në momentin që 613 kg kokainë me vlerë 118 milionë euro ndodhej dhe u kap në Shqipëri, ndodhej në Gjermani. Është peshku i madh Arbër Çekaj apo garantët që i thanë rri i qetë në Gjermani se këtu jemi ne që i dalim për zot kësaj pune që ajo të shpërndahet .Në rast se kapet, ta ndërpresë që mos të zbulohet rrjeti dhe kjo është pyetja. Ka pasur ca peshq shumë të mëdhenj që e detyruan që kjo cironka të rrinte e qetë në Gjermani dhe këtu punët mund tia bënin të tjerët. Në rast se do ishte ndryshe do ishte këtu në krye të punëve të tij kriminale. Besoj kjo është një logjikë që është shumë e lehtë për tu arsyetuar jo për mua që në fund të fundit jam një politikan karriere tashmë. Kurse dhe për ju të gjithë është shumë e thjeshtë .Një operacioni i prijnë ata që janë në krye të operacionit.Ai ka qenë atje shumë i qetë, këtu ka pasur garantë shumë të fortë. Unë i kam quajtur në një status në Facebook, peshkaqen, janë më të mëdhenj se peshqit.
Z.Vasili, kërkoni që kjo çështje duhet të ndiqet nga ekspertizë ndërkombëtare. Kur thoni ekspertizë ndërkombëtare , ku do e përcillni dhe kur flisni për prokurorinë keni rezerva ndaj këtij institucioni për këtë çështje?
Së pari unë kam kërkuar publikisht, ky është statusi që kemi ne si opozitë. Nuk mund të kërkojmë zyrtarisht institucione ndërkombëtare. Nuk e kemi këtë të drejtë nga ana kushtetuese. kemi të drejtë dhe detyrim të sugjerojmë. Unë kam kërkuar të ketë një prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri pasi dimensioni i problemit, roli shumë negativ në nivel rajonal që Shqipëria ka për çështjen e drogës, shndërrimi i saj në nyje të trafikut që nga Afganistani deri në Kolumbi dhe anasjelltas i kadhënë një dimension të jashtëzakonshëm çështjes në Shqipëri. DEA është absolutishtinstitucioni më i shkëlqyer në nivel botëror i cili mund të përballet qoftë nga ana profesionale, qoftë nga ana morale. Kjo çështje kërkon njerëz që janë të gatshëm të përballen për jetë a vdekje mbi një fenomen shkatërrimtar kriminalizues.
Çfarë do të ndërmerrni si LSI?
LSI ka detyrë publike gjë që unë po e bëj dhe me ju duke pasur mundësi ti kem si bashkëbisedues, që të ngrejë këto çështje dhe pyetje të mëdha të cilat nuk kanë marrë ende përgjigje. Ne nuk bëjmë hetuesin, nuk bëjmë dot prokurorin nuk është detyra jonë. Kemi kryeministrin që bën prokurorin dhe hetuesin në shumë raste e keni parë po ne nuk e bëjmë këtë gjë. Dhe po i kërkojmë shqip dhe qartë, neve por ju në rradhë të parë se ju mund tia kumtoni gjithë opinionit publik, të na vënë në dispozicion rrjetin e kapur. Në qoftë dhe FMN kazan sic thotë një mendje shkatërruar, atëherë Shqipëria është në rrënim e sipër dhe kjo kambanë alarmi duhet të bjerë për të gjithë. Po u shpjegoj qartë dhe thjeshtë që një borxh I tmerrshëm publik, I cili thellohet për shkak të koncesioneve, krijon premisat e një rrënimi të një krize ekonomike pa kthim. Këto duhet t’ju shqetësojnë të gjithëve, pasi një krizë ekonomike pa kthim do të thotë që të gjitha aktivitetet ekonomike janë pa kthim, duke filluar që nga sipërmarrjet e zakonshme e deri te sipërmarrjet mediatikesic jeni ju, të cilat në kushtet e krizës ekonomike nuk mund të mbijetojnë më. Pra Shqipëria është në prag kolapsi ekonomik. Këtë opozita dhe unë si anëtar I opozitës I bëjmë jehonë, nuk është konstatimi ynë është konstatimi I institucionit më prestigjoz botëror, mikut më të madh të Shqipërisë, kredituesit të Shqipërisë, asistuesit jo vetëm të Shqipërisë, por edhe e vendeve më të zhvilluara të botës.
Vendet më të zhvilluara të botësvlerësohen, monitorohen dhe orientohen nga FMN. Shqipëria refuzon. Kjo situatë patjetër është një situatë alarmi, duhet të ketë vëmendjen e të gjithëve, tuajën e të opinionit publikqë kërkonpërgjigje, pasi po kriminalizohenditë e përditë edhe fondet qeveritare. Edhe këtoparatë e këtyre 613 kg kokainë, janë koncesione të pakërkuara, fonde 1 miliard, që I jepen qeverisë, qeveria kthehet në borxhlietë madhe, ne kthehemi në borxhli të mëdhenj, ndërkohë këtapastrojnë paratë.
Sigal