Petrit Vasili: Shqipëria duke votuar për LSI-në do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët

489
Kreu në detyrë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka marrë drejtim e kësaj force politike pas zgjedhjes së Ilir Metës President, ka bërë të ditur me anë të një statusi në “Facebook” se zgjedhjet e 18 qershorit duhet ti fitojë modestia.
Ai vë në pas se qytetarët duke votuar për LSI-në do të ndahen nga mospërfillja dhe arroganca, duke i shpallur kështu ‘sfidë’ Partisë Socialiste për këto zgjedhje.
“Sfida është e thjeshtë: ne duhet ta fitojmë këtë garë me modesti, me këmbëngulje dhe thjeshtësi. Arroganca nuk është dhe nuk do të jetë dimensioni ynë në asnjë rast. Shqipëria duke votuar për LSI-në do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët.”, citohet në mesazhin e Vasilit.
Sigal